Zgjedhjet politike në Preshevë, për komunë të së drejtës e ligjore

Nga Redaksia 03.12.2017 19:25

Meqë në Komunë të Preshevës tani më filloi fushata parazgjedhore, dhe si duket deri më tani ka filluar të elektrizohet audienca dhe marrëdhëniet shoqërore, jemi të detyruar që ti bëjmë me dije disa parime bazë të komunikimit me elektoratin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Duke qenë se, dua ta ndaj opinionin tim profesional publicistik nga ngjyrimet politike, dua që tju bëj me dije gjithashtu se jam shumë i vetëdijshëm për fjalën e thënë dhe peshën e saj, e sidomos kur e kemi parasyshë se jemi një Preshevë shumë e vogël dhe “të gjithë njihemi mes vete”, andaj kujdesi në fjalë, në fjalën publike të thënë në rradhë të parë duhet të jetë një ndër prioritetet e mëdha të kësaj fushate. Përpjekjet e liga për denigrim, shpifje, njollosje, për linçim dhe cka jo tjetër, me një fjalë përpjekjet e liga që mbi oponentin politik të hudhet “gurë e drunjë” janë joetike dhe kanë për bazë prishjen e marrëdhënieve ndërnjërëzore të cilës do anë qofshin!

Media ( ato që janë tani për tani) dhe komunikimi politik kanë një rëndësi shumë të madh, dhe ju kishim lutur që të tregojnë një pjekuri, maturi e ndërgjegjësim shumë të thellë për mesazhin që po përcjellin në mesin e shoqërisë! 

Fushata është periudhë shumë e shkurtër, ndërsa zgjedhjet janë një ditë, e ndërsa populli dhe vlerat tonë të shenjta kombëtare e fetare, të trashëguara thellesisht nga ndërgjegja e popullit janë të përhershme, andaj cdo kush duhet mirë ti ketë parasyshë keto vlera dhe ketë rend tradicional shqiptarë që ka i ka mbizotëruar shekujve e kohës! 

Një fushatë e ndërshme, dinjitoze, me komunikim të pjekur para audiencës, me një dialog të qartë, të saktë, të pastër e argumentuar mirë, drejtë e fortë është ajo vlerë që duhet ta bëjm traditë, duke i nderuar vlerat e përmenduara më lartë!

Për një Preshevë të popullit.
Komunë të së drejtës e ligjore!!!

 

Shkruar nga: Shkodran Ismaili-Preshevë

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Nga Redaksia 03.12.2017 19:25
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.