Dr. Valbona. dentistja që ka pasion punën me fëmijët

Nga RedaksiaI 03.12.2017 12:21

“Kam zgjedhur të punoj me fëmijë se nga natyra jam tepër e ndjeshme edhe ashtu duhet të jemi edhe ndaj pacientëve të vegjël”, thotë Valbona duke theksuar domosdoshmërinë e vizitave të rregullta të fëmijëve te stomatologu

Valbona Bedjeti, është mbase e vetmja stomatologe shqiptare në Schaffhausen. Në një intervistë për albinfo.ch, mjekja me prejardhje nga Tetova, rrëfen për jetën e saj si mjeke, për motivin që i jep kuptim profesionit të saj dhe për lidhjet e ngushta të saj me pacientët e vegjël.

Në vitin 2006 Valbona kishte përfunduar studimet e mjekësisë në Cyrih ndërsa sot ushtron profesionin e stomatologes në ordinancën e saj në qendër të Schaffhausenit. Ajo menaxhon së bashku me një mjek zviceran ordinancën stomatologjike (Kieferorthöpädie).

Për të arritur deri këtu, i është dashur shumë studim dhe këmbëngulje, por sakrifica i është shpërblyer.

Dy vitet e para ka ndjekur mjekësinë e përgjithshme dhe më pas ka vazhduar studimet për Stomatologji në Universitetin e Cyrihut.

Në vitin 2006 ka diplomuar, kurse në vitin 2014, ajo ka doktoruar në Universitetin e Cyrihut.

“Kam zgjedhur të punoj me fëmijë se nga natyra jam tepër e ndjeshme edhe ashtu duhet të jemi edhe ndaj pacientëve të vegjël”, thotë Valbona duke theksuar domosdoshmërinë e vizitave të rregullta  të fëmijëve te stomatologu.

Valbona thotë se në ordinancën e saj, nuk heziton t`u flasë shqip pacientëve shqiptarë.” Pacientët shqiptarë ndihen krenarë dhe shihet gëzimi i tyre kur kanë mundësi të komunikojnë në gjuhën shqipe“, thotë në këtë intervistë për albinfo.ch mantelbardhja nga Tetova, Valbona Bedjeti.

Ordinanca dentare ku punon ajo, i ka të hapura të dyert për të gjithë ata që dëshirojnë të informohen për shëndetin e dhëmbëve të fëmijëve të tyre.

“Fëmijët e çerdheve vijnë shpesh në grupe dhe informohen nga afër se si duhet të kujdesen për dhëmbët e tyre”, thotë Valbona. Shpesh fëmijët ngurrojnë të vizitojnë stomatologun për rregullimin e dhëmbëve.“Këto vizita janë efikase për të luftuar frikën  nga dentisti”, thekson Valbona.

Tetovarja është specializuar në ordontoncinë për fëmijë (Kieferorthöpädie).

“Drejtimi i dhëmbëve të shtrembër dhe përafrimi i nofullës nuk bëhet vetëm për të pasur një buzëqeshje me të bukur. Këto lloj intervenimesh janë pjesë e rëndësishme e përmirësimit të shëndetit të përgjithshëm dentar, për lehtësimin e simptomave të ndryshme të nofullës etj.” sqaron Bedjeti dhe apelon te prindërit që të kujdesen për fëmijët e tyre që të mos e mbajnë gishtin në gojë.

Ajo, për të rregulluar anomalitë me dhëmbët, përdor aparate të lëvizshme, aparate fikse metalike, aparate fikse estetike, aparate fikse të ashtuquajtura “self ligating” dhe aparate fikse “Transapacorrect”.

Valbona kishte migruar nga Tetova, si vajzë e vogël në Zvicër. Ajo është rritur dhe shkolluar në Schafaussen, ku dhe kryer kryer shkollimin deri në gjimnaz. Po në këtë qytet vazhdon ende të jetojë dhe të punojë me bashkëshortin Idrizin dhe dy fëmijët saj.

Punimi i doktoratës që e kishte realizuar Valbona tashmë ka zënë vend edhe në listën e publikimeve të revistave shkencore dentare.

Nga RedaksiaI 03.12.2017 12:21
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.