“Ramushi i vogël”, nesër në Cyrih me komedinë “Gurbetçari”

Nga Redaksia 02.12.2017 18:43

“Ramushi i vogël”, siç njihet në opinion, më të mbërritur në mërgim ka filluar punën për të sjellë projektin e tij të parë para publikut shqiptar të diasporës. Nesër, më 3 djjetor 3 dhjetor ai do të shfaqë stand –up komedia “Gurbetçari” në Schlieren të Cyrihut

Ka lënë gjithë karrierën artistike në Kosovë e në Shqipëri dhe i është bashkuar familjes së tij të re në Gjermani. Prej disa muajsh, aktori i njohur i spektakleve më të shikuara në televizionet shqiptare, Kreshnik Ibrahimi, jeton në Munih të Gjermanisë me bashkëshorten dhe vajzën e tij. albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me aktorin,

albinfo.ch: Kreshnik, u bë një kohë kohë qe je shpërngulur në Gjermani. Si rrjedh një ditë e juaja?

Kreshnik Ibrahimi: U bënë 8 muaj që jam bërë edhe unë gurbetçar. Fjalën e parë që e kam mësuar kur kam ardhur në Gjermani, ka qenë “Integrieren” (integrohem). Pra, edhe unë po mundohem që çdo ditë e më shumë të integrohem me jetën dhe sistemin gjerman. Dita ime fillon si e çdo punonjësi këtu, në punë, dhe pas pune përkushtimi ndaj familjes, rrjetet sociale dhe gjumë!

Ku mbetet koha e aktorit në këtë përditshmëri?

Para se te bëhesha baba, qeshja me shokët kur i ftoja t’i takoja, dhe më thoshin se nuk kanë kohë, nga shkaku i familjes. Tani e kuptoj që familja ka nevojë që t`ia dedikosh kohën që i takon dhe të kushtëzon në shumë gjëra. Kohët e fundit jam bërë aktor personal i vajzës sime. Kohën e aktorit ia dedikoj asaj duke interpretuar rolin e maces, qenit dhe të personazheve nga filmat vizatimorë!

Cila është puna juaj që bëni në Gjermani?

Puna ime e momentit nuk është ajo e cila kam bërë para se të vija këtu. Pra nuk punoj si aktor. Prej katër muajsh punoj në fabrikën e BMW-së në Munih, përkatësisht në sektorin e montimit të veturave.

Pse e more vendimin që të largohesh nga Kosova dhe a ishte vështirë t merrje?

Vendimi ka ardhur si pasojë e faktit se vendi ynë, për fat të keq nuk të ofron një mirëqenie prej profesionit të aktorit. Pagesa është qesharake dhe nuk të mjafton as për një jetë normale! Normalisht që është e vështirë pas 12 vitesh punë si aktor në të gjitha spektaklet më të suksesshme shqiptare, në Kosovë dhe Shqipëri. Është shumë e dhimbshme të largohesh dhe të lësh gjithë atë që ke ndërtuar ndër vite dhe të fillosh nga e para në një vend të huaj. Më mungon skena, kolegët e mi, përditshmëria me shokët dhe gjithçka tjetër!

A je penduar për këtë veprim?

Jam penduar për vetëm një arsye: pse nuk kam ikur më herët! Nuk ja vlen të humbësh gjithë energjinë tënde dhe të mos e vlerësojë askush! Për fat të keq, në vendin tonë, ka humbur çdo gjë më vlerë. Atje vlerësohet antivlera dhe mediokriteti. Të humbin vitet me të mira të jetës, dhe si shpërblim merr zhgënjimin!

A jeni ambientuar me jetën e re në Gjermani?

Besoj që po. Nuk e kam pasur shumë të vështirë, sepse ka qenë bashkëshortja ime Klodiana, ajo që më ka bërë më të lehtë ambientimin në këtë vend. Ka qenë ajo një lloj udhërrëfyesi për mua, në të gjithë aspektet, qoftë në ndihmën e saj për gjuhën, për vendin, kulturën, sjelljen, punën dhe çdo gjë tjetër!

Për çfarë ju merr malli më shumë për Kosovën, Shqipërinë?

Më merr malli për familjen, nënën, motrat dhe gjithë farefisin tim. Më merr malli për duartrokitjet e publikut që i kam pasur çdo javë, kolegët dhe shokët e mi!

Thonë “guri i rëndë peshon në vend të vet”, por po ashtu thuhet edhe “talenti ia del kudo”. Cila është për ju?

Është e vërtetë kjo që thua! Unë jam tek kjo e dyta, mendoj që një njeri i përkushtuar dhe i talentuar ia del kudo. Uroj që ky fat të jetë dhe për mua. Unë jam larguar nga atdheu por kjo nuk do të thotë që kam hequr dorë nga profesioni dhe përpjekjet e mia. Përkundrazi tani jam më tepër i motivuar që t` ia dal edhe këtu.

Muajve të fundit keni prezantuar një shfaqje komedi të titulluar “Gurbetqari” para publikut shqiptar në Gjermani. Sa jeni të kënaqur ju me këtë shfaqje?

Jam shumë i kënaqur që pas gjithë asaj pune që kam bërë, arrita të vej në teatrin gjerman një komedi në gjuhën shqipe. Jam i kënaqur që komedia “Gurbetqari” është pritur shumë mirë nga spektatori shqiptar. Kjo u arrit falë punës dhe vullnetit të shumë miqve dhe sponsorëve që më ndihmuan që kjo komedi të shfaqet para publikut. Komedia është e zhanrit Stand-Up, d.m.th. luan një aktor i vetëm. Kjo pasqyron jetën e një gurbetqari shqiptar. Mënyrën e jetesës, mënyrën si perceptohet gurbetqari në sytë e politikës, familjes, estradës shqiptare që për fat të keq shihet thjesht si mjet “paraje”, gjykohet në mënyra të ndryshme, pa i kuptuar asnjëherë vështirësitë e tij. Është një histori që prek realitetin e çdo gurbetqari.
Deri tani është shfaqur vetëm në Munih dhe në Augsburg, ku është pritur jashtëzakonisht mirë. Gjatë gjithë kohës ka situata që publiku qesh me lot, sepse janë të gjitha të vërteta. Qëllimi im është që ta shfaq në gjithë diasporën shqiptare në Evropë dhe kudo që ka shqiptarë.

Keni luajtur role të ndryshme, por imitimi i karakterit të Ramushit, ju ka bërë më të njohur. Çfarë ju mishëron më shumë me këtë personazh? 
Është roli im i parë i cili më ka dhënë famën dhe suksesin. Më lidhin shumë gjëra me këtë rol dhe më ka përcjell gjatë gjithë karrierës sime si aktor! Është karakteri me të cilin publiku gjithmonë më ka pritur me duartrokitje, pavarësisht ku jam shfaqur në: Kosovë, Shqipëri apo diasporë.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen, do të vazhdoni karrierën tuaj si aktor?

Nuk do të ndalem duke sjellë komedi dhe skeçe për publikun shqiptar. Do të mundohem të gjej shtigje të reja për atë publik që më ka përkrahur dhe duartrokitur gjatë gjithë këtyre viteve. Do të mundohem shumë që asnjëherë mos ta zhgënjej!

Nesër, në Schlieren me komedinë “Gurbetçari”

I njohur për rolet e tij të shumta, aktori Kreshnik Ibrahimi prej disa muajsh është shpërngulur për të jetuar në Munih të Gjermanisë.

“Ramushi i vogël”, siç njihet në opinion, më të mbërritur në mërgim ka filluar punën për të sjellë projektin e tij të parë para publikut shqiptar të diasporës. Të dielën, më 3 dhjetor, në Uitikionerstrasse 17, 8952 Schlieren nga ora 19.00 do të shfaqet me stand –up komedia “Gurbetçari” në Restaurant Salmen.

 

Nga Redaksia 02.12.2017 18:43
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.