Udhëzuesi më i mirë për ushqimet, tek gratë pas menopauzës

Nga Redaksia 02.12.2017 11:31

Menopauza është një fazë tranzicioni mes të 40-ave dhe 50-ave të një gruaje, në të cilën ka një reduktim të konsiderueshëm të prodhimit të hormoneve seksuale femërore.

Zakonisht shfaqet me një cikël të parregullt menstrual, ndonjëherë pa ovulacion, derisa vjen ai moment kur zhduken menstruacionet, si dhe aftësitë riprodhuese të femrës.

Kjo fazë mund të ketë pasoja psikike dhe fizike tek jeta e një gruaje, pasi zakonisht shoqërohet me një sërë ndryshimesh fiziologjike, për shkak të mungesës së estrogjenit. Ndryshime të tilla si: djersitja, afshe, nervozizmi, thatësia vaginale, ankthi e të tjera.

Gjatë menopauzës rritet rreziku për sëmundjet kardiovaskulare dhe i osteoporozës. Prandaj, ushqyerja para dhe gjatë menopauzën do të jetë çelësi për parandalimin e këtyre sëmundjeve. Ja një listë e ushqimeve që duhen konsumuar me patjetër:

-Qumështi dhe produktet e bulmetit

Qumështi dhe produktet e bulmetit na sigurojnë sasi të konsiderueshme të kalciumit, një mineral i domosdoshëm për formimin dhe forcimin e eshtrave. Nëse nuk vuani nga intoleranca e laktozës, këshillohet të konsumoni këtë lloj ushqimi të paktën tri herë në javë.

-Arrat

Arra janë një nga ushqimet më të mira për shëndetin e grave, para, gjatë dhe pas fazës së menopauzës. Ato janë të ngarkuara me acide yndyrore, vitaminë D, kalcium dhe ushqyes të tjerë të rëndësishëm që neutralizojnë efektet e dekontrollit hormonal.

-Perimet

Perimet janë një tjetër ushqim thelbësor në dietën e grave që janë pranë fazës së menopauzës. Ato janë një burim i shëndetshëm i kalciumit, hekurit, vitaminës D dhe fosforit, minerale të nevojshme për të forcuar kockat.

-Drithërat

Drithërat janë një opsion i shëndetshëm për të mbrojtur kockat si në fazat e hershme të jetës dhe në moshën e rritur. Marrja e tyre para dhe gjatë menopauzës ndihmon në minimizimin e efekteve negative të mosbalancimit hormonal.

Nga ana tjetër, ato ndihmojnë në reduktimin e simptomave të tilla si djersitje të tepruar dhe ndryshime të papritura të humorit. Mundohuni të rrisni sasinë e ushqimeve të përmendura më lart dhe në të njëjtën kohë, të ulni konsumin e pijeve të gazuara e me sheqer dhe të alkoolit.

Udhëzuesi më i mirë i ushqimeve për gratë, pas menopauzës

Nga Redaksia 02.12.2017 11:31
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.