Përmbytet Shqipëria, rreziku më i madh në jug, ushtria evakuon banorët

Nga Redaksia 02.12.2017 08:36

Shqipëria është e zhytur në ujë nga moti i rënduar me reshje të mëdha të shiut të rëna dy ditët e fundit. Situata është problematike në të gjithë vendin.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave njofton se gjatë ditës gjendja më e rënduar është në pjesën jugore të vendit. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

Qarkullimi është i vështirësuar në mjaft rrugë, ndërkohë që ka ndërprerje të energjisë në disa qytete. Pikërisht Vlora dhe Fieri janë dy nga qarqet më problematike, përforcime të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në këtë zonë. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë të përgatiten për evakuim duke bashkëpunuar pa vonesa dhe pa hezitime me organet kompetente shtetërore.

Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje orësh. Janë bëra gati disa qendra evakuimi dhe po bashkëpunohet edhe me hotele private për strehim.

Në situatë gatishmërie janë spitalet dhe OSHEE, ndërsa forcat e armatosura megjithë motin e keq kanë angazhuar deri helikopterë për të evakuuar banorë në zona të përmbytura./Topchanel/

***
15:31 Përmbytjet, pamjet nga ajri; Kamera e Top Channel filmon evakuimin
Pavarësisht kushteve tejet të vështira meteorologjike, helikopterët e ushtrisë janë ngritur në fluturim për të evakuuar disa familje që kishin mbetur të bllokuar nga përmbytjet në Mallkuç e Derven. (Më shumë)

15:19 Evakuimi nga përmbytjet, dhjetëra persona strehohen në Zallher
Që prej mbrëmjes së djeshme 11 personat e evakuuar nga fshati Valias në Kamëz, ndodhen në Qendrën Shëndetësore të Komandës së Forcave Tokësore në Zall Herr. Ata tregojnë frikën dhe momentin e shpëtimit nga batalioni i forcave speciale. (Më shumë)

15:14 Meta: Bashkëpunim të të gjithëve me emergjencat civile
Kreu i shteti Ilir Meta kërkon bashkëpunimin e të gjithëve me forcat e ushtrisë, policisë dhe emergjencave civile që janë në terren. (Më shumë)

15:13 Tirana nën ujë, pamje të filmuara me “dron”
Motit me reshje të dendura, që solli edhe përmbytje në pjesën më të madhe të vendit, nuk i shpëtoi as kryeqyteti. (Më shumë)

15:09 Basha në Kamëz: Banorët të bashkëpunojnë me emergjencat civile
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qënë në familjet e prekura nga përmbytjet në bashkinë e Kamzës, ku i kërkoj qeverisë të bëjë gjithçka për tu ardhur në ndihmë banorëve. (Më shumë)

14:54 Përmbytjet zbresin në jug; Rreziku më i madh në Vlorë dhe Fier
Situata në fshatrat përgjatë shtratit të lumit Vjosë vjen duke u rënduar. Lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa shtëpi pranë Urës së Mifolit si edhe dhjetëra hektarë pyje dhe tokë bujqësore. (Më shumë)

14:53 Rama: Banorët e zonave në rrezik të evakuohen
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ai i Bujqësisë, Niko Peleshi, kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka qënë në urën e Mifolit në Fier, një nga zonat kritike nga përmbytjet. (Më shumë)

14:38 Apel për zonat më të rrezikuara nga përmbytjet: Largohuni
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se 500 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan për menaxhimin e situatës në zonën më të prekura nga moti i keq, kryesisht në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Gjirokastrës. (Më shumë)

14:35 Peleshi: Jemi në kufijtë kritikë të nivelit të Vjosës
Ministri Niko Peleshi, ka shkuar pranë Urës së Mifolit për të parë nga pranë kërcënimin e lumit Vjosë si pasojë e reshjeve të dy ditëve të fundit. (Më shumë)

14:23 Kritike situata në Cërrik, rrezikohen 20 familje
Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin me shira të rrëmbyer, ka krijuar një situatë të rënduar edhe në qytetin e Cërrikut. (Më shumë)

14:15 Petrit Vasili: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkon të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në vend. (Më shumë)

13:57 Shëndetësia në gatishmëri, dy misione shpëtimi me helikopter
Dy gra me probleme akute shëndetësore u transportuan para pak minutash pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë ndërhyrjes së Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. (Më shumë)

13:46 Turbullohet liqeni i Bovillës, stakohet impianti i ujit të pijshëm
Impianti i Bovillës është stakuar për shkak të turbullirës së shkaktuar nga reshjet e shiut në liqenin e Bovillës. (Më shumë)

13:38 FA ndërhyn me helikopter për evakuimin e disa familjeve
Ushtria ka ndërhyrë me helikopterë për evakuimin e disa familjeve, që kishin mbetur të bllokuar nga përmbytjet në Mallkuç e Derven. (Më shumë)

12:14 Shpëtohet fëmija i paralizuar në Fushë Krujë
Grupet e emergjencave civile i kanë ardhur në ndihmë një fëmije 9 vjeç të paralizuar, i cili kishte mbetur i bllokuar në banesë si pasojë e përmbytjeve. (Më shumë)

11:58 Rifillojnë fluturimet në Rinas
Moti i keq ka sjellë përmbytje edhe në pistën e aeroportit të Rinasit, çka ka bërë që autoritetet të urdhërojnë pezullimin e fluturimeve për disa orë. Pas uljes së nivelit të ujit dhe përmirësimit të kushteve klimaterike, autoritetet e aeroportit vendosën rikthimin normal të fluturimeve. (Më shumë)

11:42 Shembet ura e “Drojës” në Mamurras
Situata e rënduar ka shkaktuar edhe shembjen e urës në Drojës në Mamurras, e cila lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë Krujën. (Më shumë)

11:31 Xhafaj: Policia në gatishmëri në krye të detyrës
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duke folur nga zona e Kasharit, në aksin rrugor Tiranë-Durrës tha se policia është në situatë të jashtëzakonshme dhe prej mbrëmjes së të enjtes është në krye të detyrës.(Më shumë)

11:12 Situata në porte, probleme në Vlorë dhe Sarandë
Nëse në Portin e Durrësit situata është në kontroll pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe erës, nuk ndodh e njëjta gjë në Vlorë dhe në Sarandë. (Më shumë)

10:55 Shembet ura në Pezë
Një urë në ish-komunën e Pezës, në Tiranë, është shembur dhe është bërë tërësisht e pakalueshme. (Më shumë)

10:50 Situata problematike në Krujë nga rrëshqitja e dheut
Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, por problematike paraqitet situata edhe në Krujë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. (Më shumë)

10:36 Moti me reshje vazhdon edhe në fundjavë
Situata duket alarmante, pasi parashikimet janë për një mot me reshje të dendura edhe në orët në vijim. (Më shumë)

09:19 Tiranë, vështirësi në zonat rurale. Ndërhyn bashkia
Në bashkinë e Tiranës më shumë vështirësi ka pasur në zonat rurale për shkak të kushteve të këqija të kushteve atmosferike. (Më shumë)

09:16 Autostrada e kalueshme në një anë, e lirshme rruga e Ndroqit
Autostrada Tiranë-Durrës qarkullohet me vështirësi, pas bllokimit të një nate më parë për shkak të reshjeve të dendura të shiut. (Më Shumë..)

 
 

Top Channel

Nga Redaksia 02.12.2017 08:36
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.