Thaçi: KFOR-i po kryen një mision fisnik në Kosovë

Nga RedaksiaR 29.11.2017 13:11

Cuoci: Do të mbetem i përkushtuar për një ambient të qetë në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Salvatore Cuoci.

Thaçi i ka uruar mirëseardhje gjeneralit Salvatore Cuoci në Kosovë, duke i dëshiruar punë të mbarë në detyrën e re.

Ai ka thënë KFOR-i po vazhdon të bëjë një punë të mrekullueshme në Kosovë.

“Falë punës dhe përkushtimit, tashmë të dëshmuar prej gati rreth dy dekadash, KFOR-i gëzon besimin më të madh te qytetarët tanë dhe është në ballë të fushatave për ngritjen e vetëdijes për paqen, për harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën qytetare”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, komandanti i ri i KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka thënë se do të mbetet i përkushtuar për një ambient të qetë, me liri të lëvizjes dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Thaçi ka thënë se KFOR-i po kryen një mision fisnik në Kosovë dhe e siguroi komandantin e ri të KFOR-it për përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës./21Media 


Nga RedaksiaR 29.11.2017 13:11
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.