Shoqëria civile në Luginë: Serbia të harmonizojë ligjet për flamurin kombëtar konform BE-së
Lokale

Shoqëria civile në Luginë: Serbia të harmonizojë ligjet për flamurin kombëtar konform BE-së

27.Nov.2017 19:31
0
Përdorimi i flamurit kombëtar në istitucione publike për shqiptarët në Serbi mbetet një çështje e pazgjidhur edhe pas 15 viteve nga konflikti i armatosur në Luginë të Preshevës.

Përfaqësues të shoqërisë civile mendojnë se për këtë problematikë Serbia nuk po gjen vullnet për zgjidhjen e kësaj problematike.

"Kjo shpërfaq mungesën e kapaciteteve të politikës shqiptare në terë rajonin e cila nuk ka arritur ta bëjë presionin e mjaftueshëm popullor, politik dhe diplomatik ndaj Beogradit që ta legalizojë përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare në Serbi", tha për Titulli.com, Enkel Rexhepi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

Gani Rashiti nga Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë në Preshevë thotë se përdorimi i flamurit kombëtar zyrtarisht është ndaluar në vitin 1990 por edhe pse Qeveria Serbe paraqitet si shtet e cila respekton te drejtat e pakicave, ajo në të vërtet nuk po gjen vullnet për të realizuar këto të drejta.

“Qeveria Serbe është nënshkruese e marrëveshjeve ndërkombëtare për te drejtat e pakicave, dhe Kartës Evropiane, por ende nuk ka një harmonizim te plote te legjislacionit konform këtyre rregullave ndërkombëtare”, tha mes tjerash Rashiti.

Sipas tij qeveria Serbe mundë të marrë një shembull nga Mali i Zi sa i përket respektimit të drejtave te pakicave ndërsa problemi i flamurit kombëtar mund të zgjidhet nëpërmjet dialogut të jashtëm, pasi që forcat politike lokale nuk po gjejnë përkrahje nga Qeveria Serbe, shkruan Titulli.com.

Vedat Vebiu, gazetar nga Bujanoci mendon se për 15 vite mos arritja me gjet një shenjë për në flamurin identifikues është jashtëzakonisht komplekse.

Sipas tij në Luginë të Preshevës nuk ka pasur ndonjë nisje reale për ndryshimin apo mos ndryshimin e flamurit kombëtarë shqiptarë.

“Elementi identifikues do të ishte e rrugës të bëhet nga një grup historianësh, artistësh, të moshuar që kanë përjetuar historin në vend, mësues dhe të tjerë të cilët të vendosin elementin”, u shpreh Vehbiu gazetarë që mbulon pjesën e politikës në gazetën “Standard”  në Tiranë.                                                       

Ligji për këshillat kombëtare në Serbi në kompetencat e përgjithshme i jep të drejta Këshillit Kombëtar të përcaktojë propozimet e simboleve kombëtare, shenjave dhe festave të pakicës kombëtare ndërsa të njëjtën gjë ia mohon Ligji për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare në Serbi, i cili në nenin 16 thotë se “simboli kombëtar dhe shenjat nuk mund të jenë identike me simbolin dhe shenjat e një shteti tjetër”./Titulli.com/

Meta nga Medvegja: Shqiptarët dhe Serbët me bashkëpunim mund të realizojnë mrekulli në rajon (video)
Komuna e Bujanocit dhe Preshevës vendosin heshturazi flamurin kombëtar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration