RTV "Presheva" reagim ndaj organit të përkohshëm: Tendencë e mbylljes së mediumit?
Lokale

RTV "Presheva" reagim ndaj organit të përkohshëm: Tendencë e mbylljes së mediumit?

22.Nov.2017 08:34
0
RTV "Presheva" ka lëshuar një reagim ndaj vendimeve të fundit të ndëmarra nga organi i përkohshëm lidhur me ndarjen e mjeteve për dy media lokale dhe anashkalimin e televizionit të tyre.

Ky është reagimi i plotë i RTV "Presheva":

Reagim i redaksisë së RTV “Presheva” ndaj diskriminimit financiar nga ana e Kryetarit të emëruar të Organit të përkohshëm, Shqiprim Arifi

Në tërë botën sot shënohet dita e televizionit, ndërsa në Preshevë kjo ditë mediumin publik RTV “Presheva” e gjen nën diskriminimin e pushtetit lokal. Kështu përmes një Vendimi arbitrar, Kryetari i emëruar i Organit të përkohshëm, Shqiprim Arifi ka anashkaluar RTV “Presheva” nga buxheti i Komunës duke ia ndarë portalit www.presheva.com shumën prej 2.700.000,00 dinarë (afro 23.000,00 €), dhe mediumit privat TV “Aldi” 2.500.000,00 (mbi 21.000,00 €).

Redaksia e RTV “Presheva” reagon ashpër ndaj këtij akti të Kryetarit të emëruar të Organit të përkohshëm, Shqiprim Arifi duke e cilësuar si cënim dhe tendencë për mbylljen e mediumit të parë në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës. Në këtë reagim të Redaksisë thuhet se “themelues i RTV “Presheva” është Kuvendi komunal dhe se Arifi ka emëruar edhe Këshillin mbikqyrës i cili vazhdon të jetë vetëm në letër, pa asnjë mbledhje të mbajtur për shqyrtimin e situatës në RTV “Presheva”.

Edhe pse Kryetari i emëruar i Organit të përkohshëm, njëherit edhe Kryetar i subjektit politik Alternativa për Ndryshim, Shqiprim Arifi në paraqitjet e tija publike shumë herë kishte deklaruar se është kundër mbylljes së RTV “Presheva”, mediumit të parë shqip në Luginë të Preshevës, vendimi i tij i fundit tregon të kundërtën.

Pas emërimit të tij në krye të Organit të përkohshëm të Komunës së Preshevës, U.D. Drejtor i RTV “Presheva” por dhe Redaksia kishin kërkuar disa herë takim me Arifin (katër herë), duke ofruar bashkëpunimin institucional, duke pasur parasysh faktin se themelues i RTV “Presheva” është Kuvendi komunal, këto kërkesa hasën në veshë të shurdhër. Edhe përkundër asaj se Kuvendi komunal ka emëruar U.D. Drejtor të këtij mediumi, ndërsa Organi i përkohshëm të cilin e drejton pikërisht Shqiprim Arifi në këtë medium ka emëruar Këshillin mbikëqyrës, i cili vazhdon të jetë vetëm kukull e tij duke mos mbajtur asnjë mbledhje në të cilat do të shqyrtohej situata në RTV “Presheva”.

U.D. Drejtor i RTV “Presheva” deri më sot nuk ka marrë asnjë përgjigje por as edhe arsyetim për mospranim në takim. Pavarësisht kësaj Redaksia e lajmeve që në fillim ka kontaktuar kabinetin e Arifit për përcjelljen e aktiviteteve duke shprehur gatishmërinë që çdo aktivitet të Kryetarit të emëruar të Organit të përkohshëm do ta përcjellë dhe transmetoj në ekranin e RTV “Presheva”. Edhe në këto raste është vërejtur injorimi pasi që Arifi përdori RTV “Presheva” vetëm kur e shihte të arsyeshme, ama duke mos anashkaluar mediat e kapura nga ai.

Se qasja e tij ndaj RTV “Presheva” është me tendencën e mbylljes së mediumit të parë shqip në Luginë, e dëshmon vendimi i fundit skandaloz mbi ndarjen e mjeteve për media, i aprovuar në heshtje dhe në mënyrë tinëzare. Nga buxheti i taksapaguesve të komunës sonë ai ka shpërblyer mediat servile të tij, ndërkohë që ka anashkaluar mediumin Publik në të cilin ka adresuar edhe anëtarët e Partisë së tij në Këshillin mbikëqyrës, e pos kësaj që është i obliguar me ligj ta financojë RTV “Presheva” si medium publik i vetëm në komunën tonë.

Të gjithë të punësuarit në RTV “Presheva” sikur edhe të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, jemi dëshmitarë se qëllimi i tij për mbylljen e mediumit tonë është i qartë. Këtë qëllim më së miri e tregon aktivizimi i portalit të tij www.presheva.com, të cilit me vendimin në fjalë i ndau 2.700.000,00 dinarë (afro 23.000,00 €), para të qytetarëve si shpërblim për propagandën pro subjektit të tij politik APN. Veprimi i tij antiligjor dhe skandaloz është se në llogarinë e www.presheva.com këto mjete janë destinuar si mjete për një shoqatë e jo për një medium, pasi që si i tillë nuk është i regjistruar në regjistrin e mediave në Agjensionin e regjistrave ekonomik e sidomos në Agjensionin për media.

Por pse Shqiprim Arifi e shpërbleu mediumin e tij servil dhe pronarin e www.presheva.com, i cili njëkohësisht tani mban edhe postin e Drejtorit në Shtëpinë e shëndetit ?

Kohëve të fundit www.presheva.com ka hapur zyrat e saja dhe tashmë mundohet që të luaj rolin e një televizioni gjithnjë në shërbim të Kryetarit të APN-së, për fushatë propaganduese si Kryetar i dhunshëm por dhe tashmë për fushatën parazgjedhore lokale. Si duket ky investim është i tëri i Komunës së Preshevës, bile edhe do t’i teprojnë mjete nga shuma prej 23.000,00 eurove. Ky fakt nuk do shumë koment !

Në anën tjetër Shqiprim Arifi shpërbleu edhe të dëgjueshmin tjetër, RTV “Aldi” të cilin po ashtu e shpërbleu jashtë çdo norme ligjore dhe në mënyrë tinëzare me shumën prej 2.500.000,00 (mbi 21.000,00 €). Shqiprim Arifi kështu mendon se ka siguruar fushatën parazgjedhore për këtë 24 dhjetorë), përderisa të gjithë ne jemi dëshmitarë të përplasjeve të Shqiprim Arifit më RTV “Aldi” kur në konferencën për media ishte zotuar se kurrë nuk do të shkelte në RTV “Aldi”. Mirëpo, paraja dhe interesi kalojnë përtej çdo kufiri etik e moral. E kur ai kuptoi se edhe këtë medium privat e kishte kapur nën kthetrat e tij, pasoi shpërblimi nga parat e qytetarëve edhe për ata.

Tani u hoqën të gjitha maskat, ajo e Shqiprim Arifit, APN-së, www.presheva.com si dhe RTV “Aldi”, e qëllimi është i qartë MBYLLJA E MEDIUMIT TË PARË SHQIP NË LUGINË TË PRESHEVËS SI DHE DISKRIMINIMI I 20 FAMILJEVE TË TË PUNËSUARËVE NË KËTË MEDIUM.

Porosia jonë për Shqiprim Arifin dhe marionetat e tija është e qartë JU MUND TË LUANI ME NDJENJAT E PUNËTORËVE DHE AUDIENCËS POR JO DHE TË NËNSHTRONI NJË MEDIUM QË KA ARRIT TI MBIJETOJ EDHE SFIDAVE MË TË MËDHA. PASURONI MEDIA ME PRAKTIKANT DHE PA ASNJË TË PUNËSUAR NDËRSA ANASHKALONI MEDIUMIN I CILI ËSHTË THEMELUAR NGA KUVENDI KOMUNAL, I MBËSHTETUR DERI MË TANI NGA ÇDO PUSHTET PARAPRAK.

Poashtu, porosia jonë për Shqiprim Arifin është edhe kjo: RTV “Presheva” gjithnjë ka qenë në dispozicion që të përcjell aktivitetet e cilit do Kryetar komune përfshirë edhe juve, por asnjëherë nuk ka lejuar që ai të kapet tërësisht nën diktatin e një udhëheqësi, e aq më pak nga një i përkohshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se ju punëtorët në institucione i shikoni si militant, ndoshta edhe kjo është arsyeja që ju nuk po arrini të konceptoni shërbyesin qytetarë nga militantizmi. Ju bëjmë me dije se punëtorët e RTV “Presheva” nuk e kanë prioritet interesin personal por atë institucional dhe janë të vendosur që pavarësisht diskriminimit siç momentalisht po ndodh nga ana juaj, do të vazhdojnë misionin e tyre, informimin e qytetarëve. Ne nuk ju shpallim të padëshirueshëm, por kërkojmë drejtësi dhe transparencë, prandaj dera jonë është e hapur edhe për ju. Nëse ju shkon në mend të bëni politikë me media është edhe më skandaloze, pasi ne nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi dhe të shitemi për 1 dinarë. Mos harroni se në të kaluarën përmes konkurseve për prodhime mediale mjete i janë ndarë edhe RTV “Aldi”.

Prandaj miqësisht dhe në mënyrë institucionale kërkojmë nga ju që urgjentisht të ndërmerrni veprime konkrete për përmirësimin e këtij vendimi skandaloz.

Po presim me javë të tëra për një takim që nuk po ndodh , presim ende……

Ky reagim i adresohet Misionit të OSBE

Shoqatave të gazetarëve

Ambasadave të huaja,

Këshillit Nacional

Ministrisë për kulturë dhe informim dhe

Mediave në vend e rajon

REDAKSIA E RTV PRESHEVA

Preshevë 21.11.2017

Premiera për fëmijë hap aktivitetin "Java e Nëntorit" në Bujanoc
Sinani: Fitorja e PVD-së e pakontestueshme, koalicioni me PDSH-në vetëm për shqiptarët?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration