Mogherini thotë se BE\'ja s\'i tutet ndikimit të faktorëve të jashtëm në Ballkan

Nga Redaksia 13.11.2017 21:20

“Bashkimi Evropian nuk është i shqetësuar në lidhje me ndikimet që shtetet tjera mund të kenë në Ballkanin Perëndimor, pasi BE-ja është faktori kryesor në Ballkan”

Kështu të paktën po thotë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

“Gjatë një vizite në Ballkanin Perëndimor këtë vit, e kutpova se kur BE-ja është e pranishme atje me forcën e saj, nuk ka asnjë shtet tjetër me ndikim të tillë”, tha Mogherini.

Kur e pyetën nëse BE është e shqetësuar për ndikimin e faktorëve të jashtëm ajo tha se “Ballkani është Evropa”.

“Ne jemi një familje gjeografikisht dhe historikisht kemi qenë së bashku. Nuk ka asnjë ndikim më i fortë se i BE-së”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Sipas saj, Bashkimi Evropian po punon mjaft shumë që bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit të jetë në rritje.

Mogherini bëri të ditur se është formuar një grup punues për komunikim strategjik me Ballkanin Perëndimor, dhe se ky grup ka filluar punën tash disa muaj, por që është herët për të dhënë gjykime.

“Nuk ka javë që nuk e takoj kryeministrin apo ministrin e ndonjë vendi të Ballkanit Perëndimor”, përfundoi Federica Mogherini.

 

Nga Redaksia 13.11.2017 21:20
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.