Nga Ronaldinho deri te Zamorano: Historia pas çdo zgjedhje të çuditshme të numrit në fanellat e tyre (Foto)

Nga Redaksia 13.11.2017 08:14

Janë zhdukur dhe harruar ditët kur klubet e futbollit formulonin formacionet në fushë duke i filluar nga numri 1 (portieri) deri te 11 (sulmuesi). Në futbollin e viteve të fundit lojtarët mund të zgjedhin numrin që atyre i pëlqen.

Shumica nga ata zgjedhin numra që lidhen më shumë më pozitat e tyre. Numri një ende zgjidhet nga portierët, ndërsa sulmuesit edhe preferojnë numrin 9 apo 10.

Por, kur këta nuk janë të lirë, apo për ndonjë arsye tjetër, lojtarët marrin disa vendime paksa të çuditshme.

Më poshtë keni tetë lojtarët që befasuan të gjithë me zgjedhjen e numrave në fanellë:

8. Ronaldinho, Milan: Numrin 80

Kur Ronaldinho nënshkroi për Milanin në vitin 2008, ai kishte një problem. Dëshironte numrin 10, por ai mbahej nga Clarence Seedorf. Në pamundësi për t’ia marr holandezit numrin, ai zgjodhi 80, vitin e lindjes. Me këtë ai vendosi një lloj trendi te klubi i Milanit, pasi më vonë Mathieu Flamini e mori numrin 84, kurse Andriy Shevchenko 76-in.

7. William Gallas, Arsenal: Numrin 10

Kur shikon një mbrojtës të mbajë një numrin e sulmuesit është mjaft e çuditshme. Posaçërisht një qendër-mbrojtës si William Gallas, ky sa ishte pjesë e Arsenalit.

Francezi kishte numrin 10, që më herët mbahej nga Dennis Bergkamp, një nga lojtarët më të mirë në histori të Topçinjve. Për t’ia dhënë këtë numër të madh Gallasit vendosi Arsene Wenger, me arsyen se nuk dëshironte që një sulmues të kishte presionin e numrit të Bergkamp.

6. Nicklas Bendtner, Wolfsburg: Numrin 3

Para se të kalojmë të klubi gjerman, danezi ka një tjetër histori të Arsenali. Kur ai iu bashkua klubit anglez në sezonin 2009/2010, ai e ndërroi numrin nga 26 në 52, kjo me arsyen se ishte numri i tij me fat. Më pas i kërkoi falje tifozëve që kishe blerë fanellën e tij me numrin 26 dhe personalisht do ua rikthente paratë, ose blinte një fanellë të re.

Kur kaloi te Wolfsburg në vitin 2014, edhe pse ishte sulmues zgjodhi numrin tre, që tradicionalisht është i mbrojtësve. Thuhet se kishte rëndësi shumë për atë dhe se ia kishte zgjedhur mamaja.

5. Clint Dempsey, Tottenham: Numrin 2

Sa ishte te Fulhami, mbante numrin 23. Por, kur kaloi te Tottenham Hotspur në vitin 2012, zgjodhi numrin 2. Jashtë futbollit pasioni i Dempseyt ishte muzika hip-hop dhe nofka e tij ishte ‘Deuce (Dyshi)’”.

4. Bixente Lizarazu, Bayern Munich: Numrin 69

Kur francezi u rikthye te Bayern Munichu në 2005 duhet të zgjidhte, një numër tipik për mbrojtës, apo diçka krejt ndryshe. Ai zgjodhi numrin 69, kjo pasi ishte i lindur në vitin 1969, ishte i gjatë 1.69 centimetra dhe peshonte 69 kilogram.

3. Hicham Zerouali, Aberdeen: Numrin 0

Hicham Zerouali është fajtor për një ‘krim bizar’ në aspektin sportiv, aq shumë sa e detyroi Premier Ligën e Anglisë dhe të Skocisë ta ndalojnë këtë numër në fanellë.

Sulmuesi maroken kishte nofkën ‘Zero’, që natyrisht e ka marrë nga mbiemri dhe kështu zgjodhi këtë numër kur iu bashkua Aberdeenit në 1999. Në sezonin vijues numri u ndalua për t’u bartur.

2. Edgar Davids, Barnet: Numrin 1

Në vitin 2012, holandezi iu bashkua Barnetit dhe atë si trajner-lojtar, duke e ndihmuar kështu Mark Robson në detyrën e trajnerit. Kur Robson u largua nga klubi në dhjetor të 2012, Davids mbeti i vetëm në krye të klubit dhe kështu mund të bënte çka të donte. Në sezonin e ri e njoftoi klubin se do barte numrin 1 në fanellë. Tha se dëshironte të fillonte një trend që mesfushorët të bartnin këtë numër, por nuk ia arriti.

1. Ivan Zamorano, Inter: Numrin 1+8

Ivan Zamorano është personifikues i një lojtari që e do shumë numrin e fanellës. Kiliani barte numrin nëntë te Interi, por me ardhjen e Roberto Baggios nga Bologna në 1998, kjo ndryshoi.

Baggio mori numrin 10 dhe Ronaldos iu dha numri 9 i Zamoranos, por ky i fundit bëri një zgjedhje të mençur. Që ai të vazhdonte të ishte numri nëntë i Interit, mori 18-in, por në mes numrave vendosi një plus (+), pra 1 + 8 = 9. Gjeniale, edhe pse pak qesharake, por këtë ide Interi ia aprovoi. /Telegrafi/

 

 

Nga Redaksia 13.11.2017 08:14
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.