PVD nominon Ardita Sinanin kandidate për kryetare të Preshevës
Lokale

PVD nominon Ardita Sinanin kandidate për kryetare të Preshevës

10.Nov.2017 17:58
0
Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë mbajti mbledhjen e saj dhe diskutuan përgaditjet për zgjedhjet e parakohshme lokale të 24 dhjetorit.

Kryetarja, Ardita Sinani foli para delegatëve të degës dhe u  u propozua edhe formimi i shtabit zgjedhorë, formimi i grupit për përpilimin e programit, grupit për kontaktin me votues, grupit për listat zgjedhore si dhe grupe të tjera të cilat do të plotësohen me emra të propozuar nga nëndegët.

"Si hapa të parë të përgaditjeve për këto zgjedhje u vendos që të jenë fillimi nga java e ardhshme për grumbullimin e nënshkrimeve për përkrahjen e listës zgjedhore të Partisë për Veprim Demokratik dhe caktimi i kandidatëve për këshilltarë në Kuvendin Komunal, që do të bëhet pas konsultimit dhe takimeve me strukturat e të gjitha nëndegëve", thuhet në njoftimin e PVD-së.

Riza Halimi, theksoi se Ardita Sinani u propozua si kandidate për kryetare të komunës për zgjedhjet lokale të 24 dhjetorit, dhe nga delegatët ky propozim u miratua pa asnjë kundërshtim.

Kryetari i PVD - së,  Halimi tha se Ardita Sinani është kandidate dukshëm më e përgaditur se cilat do kandidatura të grupimeve tjera politike në komunë të Preshevës.

PVD ka vendosur që hapja e fushatës së Partisë për Veprim Demokratik për zgjedhjet e parakohshme lokale të mbahet me 13 nëntor ./Titulli.com/

Bujanoc: Buxheti për mediat dhe organizatat joqeveritare 9 milion dinarë në 2017 (VIDEO)
Letërkëmbimi Mapo-Danas: Vëllai ynë, Rahoj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration