Xhaka i lumtur me fitoren ndaj Irlandës së Veriut: Hap i madh drejt Kupës së Botës (Foto)

Nga RedaksiaR 10.11.2017 08:34

Granit Xhaka ka folur pas fitores së madhe në udhëtim të Zvicrës ndaj Irlandës së Veriut.

Kombëtarja e Zvicrës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e parë në udhëtim te Irlanda e Veriut dhe tani janë shumë afër kualifikimit.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për “Play-Off”-in që i dërgon skuadrat në Kupën e Botës e cila do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Shaqiri e ndihmon Zvicrën të fitojë në udhëtim, afër kualifikimit në Botëror (Video) 
 

Fitorja erdhi pas një penalltie të shkaktuar në Xherdan Shaqiri, e cila u konvertua në gol në mbrojtësi i Milanit, Riccardo Rodriguez.

 

Festa e lojtarëve të Zvicr tek goli i fitores (Getty Images)

Në këtë takim për 90 minuta luajtën edhe futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shaqiri, ndërsa Blerim Xhemaili luajti 87 minuta dhe Admir Mehmedi rreth pesë minuta.

Pas fitores ishte mesfushori i Arsenalit, Xhaka, i cili shfrytëzoi rrjetet sociale për të cilësuar fitoren si të mirë dhe një hap të madh drejt kualifikimit.

“Fitore e mirë në udhëtim ndaj një kundërshtari të fortë dhe hap i madh përpara për botërorin e Rusisë”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Ndryshe, ndeshja e kthimit mes helvetikëve dhe irlando-veriorëve do të luhet të dielën e kësaj jave. /Telegrafi/  

 

 

 

 

Nga RedaksiaR 10.11.2017 08:34
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.