Bujanoc: Buxheti për mediat dhe organizatat joqeveritare 9 milion dinarë në 2017 (VIDEO)
Lokale

Bujanoc: Buxheti për mediat dhe organizatat joqeveritare 9 milion dinarë në 2017 (VIDEO)

10.Nov.2017 06:52
0
Për mjetet e informimit në komunën e Bujanocit nga buxheti komunal i komunës së Bujanocit për vitin 2017 janë ndarë rreth 7 milion dinarë ndërsa për organizatat joqeveritare gjithsej 2 milion dinarë të cilat janë shpërndarë në bazë të propozim-projekteve.

Agim Hasani, kryeshef për veprimtari shoqërore në administratën komunale tha se shuma e ndarë për mjetet e informimit në komunën e Bujanocit ka shënuar rritje gjatë vitit 2017 duke u bazuar në kushtet ekonomike dhe buxhetin aktual

“Buxheti për fushën e informimit në vitin 2015 ka qenë 5.000.000 dinarë, port vitin 2016 ishte 6.630.000 dinarë kurse janë financuar mediat përmes projekteve me vlerë të përgjithshme prej 7 milion dinarë”, deklaroi Hasani, shkruan Titulli.com.

Nga ky buxhet janë financuar projektet gati të gjitha mediave lokale pa ndonjë kriter të caktuar që garanton një konkurrencë të drejtë dhe në interes të informimit të shoqërisë.

Ndërsa për financimin e projekteve të organizatave joqeveritare për vitin 2017 nga buxheti i komunës së Bujanocit janë ndarë 2 milion dinarë prej të cilave kanë përfituar 50 organizata lokale.

Bexhet Selimi, nga komisioni për organizata joqeveritare pranë administratës komunale u shpreh për titulli.com se buxheti aktual për organizatat joqeveritare për vitin 2017 është 2 milion dinarë e njëjtë më shumën e vitit të kaluar.

“Disa organizatat ndoshta edhe nuk mund ti realizojnë projektet apo programet e tyre me këtë shumë mirëpo ne kemi shkuar nga ajo që tu dalim në ndihmë të gjitha organizatave, theksoi Selimi.

Organizatat joqeveritare të cilat veprojnë në komunën e Bujanocit dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme nuk janë të kënaqur me formën e ndarjes së këtij buxheti ku nuk merret për bazë aktiviteti dhe veprimtaria e organizatës por mbulohen pothuajse të gjitha organizatat joqeveritare ndoshta edhe disa që nuk zhvillojnë fare asnjë aktivitet.

Organizatës joqeveritare “Shpresa” në Komunën e Bujanocit nga buxheti komunal për vitin 2017 i janë ndarë 80 mijë dinarë .

Nevzad Lutfiu, kryetar i kësaj organizate deklaroi se është i kënaqur me përkrahjen të cilën ia jep komuna e Bujanocit.

“Sa i përket mënyrës së ndarjes së mjeteve tha se kjo është një mënyrë e ndarjes ndër vite dhe shpresojmë që në vitet e ardhshme buxheti i organizatave joqeveritare të ndahet në bazë të asaj se sa punohet të vlerësohet puna që është bërë në vitin paraprak si dhe planprogrami për vitin vijues”

Shoqata “Dituria” dega në Bujanoc merret kryesisht me programe të ndryshme të edukimit me gjendura të ndryshme për vitin 2017 i janë ndarë 40.000 dinarë nga buxheti komunal i komunës së Bujanocit.

Koordinatori i kësaj organizate, Blerim Iseni tha se nuk është aspak i kënaqur me këtë ndarje të buxhetit sepse organizata nuk mund ta paguaj as qiranë me këto mjete.

“Komuna duhet ti klasifikoj organizatat joqeveritare në bazë të projekteve që bëjnë ata në bazë të aktiviteteve të shumta që bëjnë gjatë viteve e jo ti ndaj buxhete atyre organizatave që nuk bëjnë asgjë dhe vetëm marrin para kot”, vlerësoi Iseni.

Diskutimi rreth buxhetit të sektorit joqeveritar dhe medias lokale në komunën e Bujanocit është një formë e aplikuar nga administrata komunale gjatë vitit të kaluar./Titulli.com/

Mevludin Xhelili promovon librin "Jeta dhe vepra e hafez Nazmi Avdiut" nga komuna e Bujanocit (video)
PVD nominon Ardita Sinanin kandidate për kryetare të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration