Të mirat dhe të këqijat për të punuar në Zvicër

Nga RedaksiaR 09.11.2017 14:15

Sapo keni mbërritur në Zvicër? Atëherë ja cilat janë të mirat dhe jo të mirat e punës në Zvicër. “The Local”, sjell disa nga të mirat për të punuar në Zvicër, dhe mangësitë, përcjell albinfo.ch.

Mirë: Pagat janë të larta

Nuk ka pagë minimale federale në Zvicër. Zvicra e kishte hedhur poshtë këtë ide më 2014, edhe pse disa kantone e kanë menduar atë, me Neuchâtelin që ka të ngjarë të jetë kantoni i parë për ta prezantuar atë (në 20 franga në orë). Megjithatë, pagat janë përgjithësisht të larta. Sipas shifrave nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), në vitin 2016 paga mesatare vjetore e Zvicrës ishte 60,124 dollarë, e treta më e lartë e vendeve të OECD-it pas Luksemburgut dhe SHBA-së.

Keq: Hendeku i pagave mes gjinive

Nëse je grua në Zvicër, mos prisni të fitoni të njëjtën pagë, si kolegu juaj mashkuj. Femra fitojnë 19.3 përqind më pak se kolegët e tyre meshkuj, sipas shifrave të fundit të Eurostat.

Madje, edhe gratë e huaja zakonisht punojnë në punë më të këqija se ato zvicerane.

Mirë: Pushime të përshtatshme

Të gjithë të punësuarit kanë të drejtën për të paktën 20 ditë (katër javë) pushime në vit, si dhe festat publike, duke e bërë Zvicrën në njërën nga vendet më ‘zemërgjere’ për pushime në Evropë. Sa i përket pushimeve zyrtare, vetëm 1 gushti, Dita Kombëtare e Zvicrës, është në të gjitha kantonet. Festat tjera publike ndryshojnë nga kantoni në kanton, derisa shumica e festave që festohen janë: Krishtlindjet, Viti i Ri, të Premten e Madhe, Ditën e Pashkëve dhe Dita e Ngjitjes. Nëse festa është gjatë fundjavës, atëherë e hëna është ditë normale.

Mirë: Një ekuilibër i mirë punë/jetë

Sipas ligjit zviceran, maksimumi i një kompanie që mund të ju kërkojë të punojë është 45 orë në javë (përveç disa punë që lejojnë deri në 50). Sipas zyrës zvicerane të statistikave në vitin 2016 mesatarja ishte 41 orë dhe dhjetë minuta ose 13 minuta më pak se një vit më parë. Kjo është relativisht e lartë në krahasim me vendet e tjera, me Francën në 35 orë (të paktën me ligj) dhe Mbretërinë e Bashkuar në 36.5 orë, sipas Forumit Ekonomik Botëror. Megjithatë, punëtorët në Zvicër përgjithësisht konsiderohen të kenë një ekuilibër të mirë punë/jetë. Qytetet zvicerane regjistrohen rregullisht që janë në mesin e cilësisë më të mirë të jetesës në botë.

Keq: Mungesa e sigurisë në punë

Krahasuar me vendet tjera të Evropës, Zvicra çalon në këtë drejtim, por gjithnjë punëdhënësit duhet të respektojnë ligjet. Ata mund t’i largojnë nga puna në çdo kohë, por, vetëm duke siguruar që njoftimi të jetë në periudhën e lejuar. Gratë shtatzënë nuk mund të largohen nga puna kur janë në pushimin e lehonisë, por mund të largohen, që në ditën e parë që kthehen.

Mirë: Përfitimi nga papunësia

Nëse keni punuar në Zvicër për të paktën një vit, dhe pastaj keni mbetur pa punë, atëherë mos u shqetësoni, sepse Zvicra ka një sistem të jashtëzakonshëm të përfitimit të papunësisë. Shumica e njerëzve, përfshirë edhe të huajt me leje punë të vlefshme, kanë të drejtën e 80 për qind të pagës së tyre të fundit për 18 muaj. Ata që përfitojnë pagesë papunësie janë nën detyrime të caktuara, duke përfshirë takime të shpeshta me qendrën e punës dhe presionin për të aplikuar për punë.

Mirë: Përfitimet e mira të punonjësve

Nëse keni një kontratë pune me një kompani me bazë në Zvicër për më shumë se tetë orë në javë, atëherë ata duhet ta paguajnë sigurimin tuaj të aksidentit. Kjo do të thotë se nëse keni aksident, qoftë në punë, në shpatet e skive ose në vende të tjera, shpenzimet mjekësore do të mbulohen, nëse e deklaroni atë te punëdhënësi dhe plotësoni formularët e duhur.

Keq: Materniteti i varfër dhe leja e atësisë

Gratë në Zvicër kanë të drejtë për një pushim maksimal të lehonisë së paguar prej 14 javësh në 80 për qind të pagës, deri në 196 franga në ditë. Kurse baballarët lejohen të marrin vetëm një ditë pushim për lindjen e fëmijës së tyre, edhe pse shumë kompani janë më bujare.

 

Nga RedaksiaR 09.11.2017 14:15
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.