Filmi horror shqiptar “Bloodlands” hap festivalin e Australisë

Nga RedaksiaR 09.11.2017 09:18

Filmi horror shqiptar “Bloodlands”, me skenar dhe regji nga Steven Kastrissios, nën interpretimin e aktorëve Gëzim Rudi, Ilire Vinca, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Emiljano Palali, Dritan Arbana, Florist Bajgora, Enxhi Cuku, do hapë Festivalin e Filmit Horror në Sidnej të Australisë, që nis më datë 29 nëntor.

Filmi “Bloodlands” në ekranin e kinemasë shqiptare për publikun u shfaq më datë 22 shtator. “Bloodlands” është shfaqjur gjithashtu në “Horror Channel Fright Fest Glasgow” dhe në “Nashville Film Festival”, ku Suela Bako u vlerësua me çmimin aktorja më e mirë .

Filmi tregon historinë e një gruaje, e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Ajo largohet në mal, ku edhe shndërrohet në një shtrigë të vërtetë, e cila mbledh rreth vetës një grup njerëzish, të cilët njëlloj si asaj shoqëria ua ka kthyer shpinën. Së bashku me grupin e saj ajo vendoset që të kthehet dhe të fillojë hakmarrjen. Ngjarja zhvillohet në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.

Në gjithë këtë ngjarje dhe në luftën kundër shtrigës dhe klanit të saj përfshihet edhe familja e një kasapi, fëmijët e të cilit edhe pse më mendime të kundërta kundër babait të tyre tradicional, duhet që të bëhen së bashku në mënyrë që të kenë shanse të shpëtojnë. Steven Kastrissios e ka konceptuar filmin e tij mbi legjendat e vjetra shqiptare me shtriga.

 

 

 

Nga RedaksiaR 09.11.2017 09:18
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.