Ambasadori i Zvicrës: “Nuk hiqen vizat pa u plotësuar kushtet”

Nga Redaksia 08.11.2017 11:45

“Nuk e shoh të arsyeshme të heqim regjimin e vizave pa i plotësuar këto kushte”, tha ambasadori i Zvicrës Jean Hubert Lebet

Vizat nuk do të hiqen për Kosovën derisa të plotësohen kushtet që kërkohen nga Bashkimi Evropian. Kështu ka deklaruar  Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, në një konferencë organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me titull: Prezantimi i Autoritetit Qeveritar për Migrim, Profilin e migrimit 2016 dhe fillimin e Projektit: “Fuqizimi i Autoritetit për menaxhimin e migrimit në Kosovë”.

“Kemi qenë të varfër dhe jemi pa asnjë burim natyror, por Zvicra ka pasur mundësinë që të krijoj mundësi punësimi dje kështu i kemi ikur migrimit të të rinjve. Ai tha se kosovarët të kenë mundësinë të zgjedhin që a të emigrojnë apo jo. Emigrantët e Kosovës janë duke ndihmuar shumë në Kosovë, dhe të ardhurat që vijnë duhet të përdoren për forma përfituese e jo vetëm për banesa e shtëpia” , tha Huber Lebet në prezantimin e  Autoritetit Qeveritar për Migrim dhe Profilit të Migrimit 2016.

Sipas tij institucionet e Kosovës kanë një përparim solid sa i përket menaxhimit të migrimit.

“Sa i përket vizave, ne të gjithë e dimë që Kosova është vendi i fundit në Qeveria e Kosovës duhet t’i plotësoj këto kushte. Kushtet janë shumë fer. Nuk e shoh të arsyeshme të heqim regjimin e vizave pa i plotësuar këto kushte”, tha ambasadori i Zvicrës, transmeton KP.

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, tha se migrimi si fenomen ka qenë dhe është pjesë e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës. “Vetë fakti që Kosova ka një numër të qytetarëve jashtë vendit tregon për rëndësinë që ata kanë për Kosovën”, tha Sefaj, sipas të cilit,  ngjarjet e viteve të fundit që kanë të bëjnë me tundjen e popullatës tregon se është sfidë për të gjithë.

 

Nga Redaksia 08.11.2017 11:45
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.