Ansambli Popullor në 60 vjetor, artistët: Ministria e Kulturës të kthejë vëmendjen nga arti i vërtetë

Nga Redaksia 08.11.2017 08:38

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore bën 60 vjet. Dekada në skena brenda dhe jashtë vendit, vlerësimet për ansamblin nuk janë të pakta. Mes tyre “Gjerdani i artë” në Dizhon të Francës më 1970.

“Shqipëria rrëmbeu “Gjerdanin e artë”, “mahniti spektatorët”, “E dinim që shqiptarët kanë male të larta, që janë trima, por nuk e dinim që kanë një art të tillë mahnitës” shkruante shtypi francez për AKKVP, Dizhon- Francë 1970. Për 60-vjetorin e AKKVP në datat 11 dhe 12 nëntor do të zhvillohen  koncerte në Teatrin Kombëtar dhe në pedonale. Është paralajmëruar se do të ketë dhe artistë të ftuar për të shënuar këtë përvjetor. Sot Ansambli Popullor vijon aktivitetin e tij, edhe pse me një numër më të reduktuar se sa dekada më parë sërish vlerësimet vijojnë në skena të ndryshme. Por për ata artistë që dekada më parë ishin në skenë me Ansamblin Popullor është fatkeqësi, që shteti, Ministria e Kulturës e kanë lënë në këtë gjendje sot ansamblin. Mungesa e buxheteve për jetën artistike, probleme me kostumet popullore, etj, për artistët e njohur të ansamblit ndër vite është jo pak problem. Sipas tyre është detyrë e shtetit që Ansambli Popullor të fuqizohet. “Mjeshtre e madhe” Lili Cingu është vlerësuar si artistja e madhe e skenës, që ka sjellë në interpretimin më të bukur vallen shqiptare. Me një aktivitet të gjatë artistik që ka nisur dekada më parë me Ansamblin Popullor në këtë 60 vjetor artistja apelon për më shumë vëmendje dhe kujdes. “Ky ansambël në këtë 60 vjetor ka treguar se ndër vite ka ruajtur gjallë folklorin popullor. Shteti, Ministria e Kulturës të kthejë vëmendjen të ansambli dhe duhet të bëjnë investime më shumë, duhet të japin më tepër para për artistët. Duhet menduar për kostumet popullore. Nëse ka elemente pak atëherë të mendojë shteti që të ketë më shumë artistë dhe të fuqizojë Ansamblin Popullor”, pohon artisja Lili Cingu. Por ky 60-vjetor artisten duket se nuk e gjen dhe shumë entuziaste. “Unë edhe jam edhe nuk jam entuziaste në këtë 60- vjetor. E them këtë sepse ata që kanë vënë themelet e ansamblit të kishin vlerësime më të mëdha. Ai kolektiv i ansamblit duhet të ishte dhe më shumë. Nuk them për sa i përket personit tim, por kolektivi i ansamblit mendoj se duhet të kishte më shumë vlerësime. Një 60-vjetor duhet të ishin vlerësuar shumë personalitetet të tij”, vijon valltarja Lili Cingu. Problem për valltaren e madhe është dhe vendi ku do të shënohet ky përvjetor. Sipas saj salla e TK është e vogël për 60-vjetrin e ansamblit. “Në këtë ansambël kanë kontribuar shumë artistë që sot kanë një emër dhe nuk janë vlerësuar. Ky 60 vjetor nuk mund të futet në një sallë aq të vogël. Është jehonë për vendin tonë, 60 vjet jetë AKKVP që ka përfaqësuar vendin tonë, pra doja një vlerësim më të madh, nëse nuk ka mjedise të bëhej koncerti në Pallatin e Sportit. Kërkesat janë shumë të mëdha për këtë eveniment, ne si artistë e vuajmë këtë”, shprehet më tej valltarja e njohur, q që ishte vetëm 19 vjeç kur ansambli mori gjerdanin e artë.   

 Vlerësimi që mungon

Kompozitori Enver Shëngjergji kujton se ndër vite me ansamblin puna e tij ka qenë për të sjellë në skenë krijimtarinë muzikore. Por në këtë përvjetor të Ansamblit Popullor kompozitori i njohur pohon se shteti duhet të kthejë vëmendjen nga artistët. “Trupa sot është e talentuar dhe bëjnë një punë shumë të mirë në kushtet që ata punojnë sot. Unë di që orkestra është e kompletuar, por di që trupa valltare ka mangësi dhe detyrimisht dhe materiali koreografik, që vendoset është i vogël dhe nuk ka atë dimension të madh koreografik që kishte para viteve ’90. Ministria e Kulturës në vend që të sponsorizojë disa aktivitete të reja që kanë hyrë sot, më shumë buxhete duhej ti kalonte ansamblit popullor që më vjen keq që e kanë lënë kaq pa financime sepse ka vërtetë artistë shumë të mirë sot”, pohon kompozitori Shëngjergji. Recitalin e tij të fundit kompozitori Enver Shëngjergji e zhvilloi me artistët e Ansamblit Popullor. “Unë me një recital të fundit që kam bërë me ansamblin m’u dhanë të gjitha forcat e tij. Në këto  27 vjet shteti nuk ka bërë as 50 përqind të asaj që duhet të bëjë për artin ku futet dhe ansambli popullor”, shprehet më tej kompozitori Shëngjergji. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore (AKKVP) është krijuar si ansambël profesionist në vitin 1957, me të gjithë elementet artistikë dhe teknikë të një trupe të mirëfilltë artistike.  

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Nga Redaksia 08.11.2017 08:38
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.