A është plastik orizi që e keni në shtëpi? Zbulojeni me këtë mënyrë!

Nga RedaksiaR 08.11.2017 08:15

Shumica e orizit vjen nga Kina dhe kjo është arsyeja pse Kina është prodhuesi më i madh i orizit, me 200 milionë tonë që prodhon çdo vit.

Megjithatë, orizi i Kinës është i mbushur me pesticide, dhe për më tepër, shqetësimet janë rritur nëpër botë pasi po mendohet se në treg është futur edhe orizi plastik.

Ky lloj orizi prodhohet artificialisht dhe avullohet me aromë të orizit. Kështu, frika ndaj këtij orizi plastik ka bërë që njerëzit të gjejnë mënyra se si ta zbulojnë që ai është i rrejshëm, transmeton Gazeta Express.

Për fat të mirë ka disa teste që mund t’i bëni, për ta zbuluar orizin plastik. Këto janë ato:    

 

Testi i mykut

Ky është ndoshta testi më i mirë dhe më i besueshëm për të zbuluar orizin plastik. E gjitha çfarë duhet të bëni është që të vendosni pak oriz të gatuar në një enë hermetikisht të mbyllur dhe ta mbani atë në një vend të ngrohtë për 48 orë.

Nëse orizi myket pas 2 ditësh, kjo do të thotë se ai është oriz organik i shëndetshëm. Por, nëse nuk myket gjatë kësaj periudhe, atëherë kjo nënkupton se ai është artificial, transmeton Gazeta Express.

Testi i zjarrit

Për këtë test ju nevojitet pak oriz dhe një çakmak. Në mënyrë që ta zbuloni nëse orizi është plastik, ndizni disa kokrra të orizit dhe nëse fillojnë të digjen menjëherë do të thotë se ato janë kokrra artificiale të orizit. Orizi i shëndetshëm nuk fillon të digjet menjëherë.

Testi i ujit

Dhe i fundit, testi me ujë, mund të përcaktojë kualitetin e orizit. E gjitha çfarë duhet të bëni është që të mbushni një enë me ujë dhe të shtoni një lugë gjelle oriz të gatuar në të. Nëse orizi qëndron pezull në ujë – është plastik, dhe nëse zhytet në fund – është oriz organik.

Kështu, herën tjetër kur të blini oriz, sigurohuni që t’ia bëni këto teste të kualitetit dhe evitoni ngrënien e orizit plastik për drekë ose darkë.

 

Nga RedaksiaR 08.11.2017 08:15
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.