Taipi asiston në fitoren e St Gallenit
Lokale

Taipi asiston në fitoren e St Gallenit

30.Oct.2017 10:29
0
Mesfushori nga Lugina e Preshevës, Gjelbrim Taipi ka vazhduar me paraqitje të mira në Zvicër.

Ish-anëtari i Kombëtares së Shqipërisë U21 ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij St Gallen 3-1 përballë Grasshopperit.

Pranë rezultatit 1-1, Taipi u fut në ndeshje në minutën e 78-të.

Vetëm shtatë minuta i mjaftuan mesfushorit të talentuar për t’i treguar aftësitë e tij.

Në minutën e 85-të ai dha një asistim të bukur për Buess që shënoi për 2-1.

Paraqitja e Taipit është vlerësuar lartë në mediat zvicerane.

Kujtojmë që Taipi pritet të luajë për Kosovën pasi është në pritje të pajiset me pasaportën kosovare.

Pas 13 xhirove në Superligën e Zvicrës, St Gallen ndodhet në pozitën e katërt me 21 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

 

 

Shaip Kamberi: Planifikojmë debat me qytetarë rreth buxhetit komunal?
Gjyqësori në Bujanoc me rezultate të larta në nivel të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration