Nënshkruhet kontrata e rrugës Muhoc-Breznicë në vlerë afro 2 milion dinarë (VIDEO)
Lokale

Nënshkruhet kontrata e rrugës Muhoc-Breznicë në vlerë afro 2 milion dinarë (VIDEO)

24.Oct.2017 12:20
0
Kryeshefi i administratës komunale të komunës së Bujanocit, Fadil Haliti nënshkroi dy kontrata të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve ne vendbanimet e malësisë së Bujanocit.

Kontrata e pare është asfaltimi i rrugës Muhoc-Breznicë projekt ky që kap vlerën e 1.948.716 dinarë ku do të asfaltohen rreth 4 kilometra rrugë e që do të realizohet në afat prej 20 ditësh nga kompania “Saba Belça”.

Kryeshefi i  departamentit për investime dhe zhvillim në Komunën e Bujanocit,  Enver Ramadani theksoi se ky projekt është i një rëndësie të veçantë për banorët e kësaj zone ngase do të shkurtohet rruga Muhoc-Breznicë dhe anasjelltas pa pasur nevojë të kalohet kufiri.

Sipas Ramadanit ky është njëri ndër premtimet të cilat Partia për Veprim Demokratik i bëri gjatë fushatës parazgjedhore banorëve të kësaj zone dhe tashmë po fillon realizmin i cili do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm.

Kontrata e dytë është ndërtimi i trafo-stacionit në fshatin Bilinicë të komunës së Bujanocit me vlerë prej 2.916.491 dinarë  i cili do të realizohet në afat kohor prej 10 ditësh nga dita e fillimit të punës nga punëkryesi Jug-Elektro nga Vranja.

Enver Ramadani u shpreh se për këtë projekt  është pritur të realizohet që nga viti 2015 mirëpo nuk është realizuar kurse shtrirja e rrjetit do të parashihet me buxhetin e vitit 2018./Titulli.com/

Bujanoc: Vendimet e kuvendit komunal nuk publikohen të plota (VIDEO)
Arifi i përgjigjet Kamberit: Gjithsesi je i mirëpritur në Preshevë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration