Shkolla e Diasporës në Kosovë: vendtakim i energjisë, pasionit dhe kreativitetit

Nga Redaksia 17.10.2017 21:04

Organizata Germin ka përmbyllur për këtë vit Shkollën e Diasporës në Kosovë, shkollë kjo e cila ka zgjatur pesë ditë, duke mbledhur kështu rreth 50 ndryshimtarë nga 17 vende të botës. Në ceremoninë përmbyllëse, e cila u zhvillua më 15 tetor 2017, u ndanë edhe 6 grante të vogla për pjesëmarrësit e shkollës, në vlerë rreth 30 mijë euro.

Qëllimi kryesor i këtij programi inovativ ishte që të gjenerohen ide duke u bazuar në nevojat lokale të komunitetit në Prizren dhe Malishevë, që në fund do të rezultojnë me iniciativa për të përmirësuar cilësinë e jetës në komunitet. Për këtë, në një afat rekord pjesëmarrësit e Shkollës arritën t’i kuptojnë me anë të intervistave disa nga nevojat bazë të Prizrenit dhe Malishevës, duke i ideuar dhe hartuar zgjidhje me kosto efektive.

Për pasionin e tyre për ndryshime në komunitet, Liza Gashi, drejtoreshë e programeve në Germin, iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë:

“Dua të ju falënderoj për çdo sekondë që kalut me ne, me gjithë pasionin, energjinë dhe vendosmërinë për të ardhur këtu dhe për të gjetur zgjidhje për problemet lokale. Unë kërkoj nga ju që kur të ktheheni, t’i bëni këto dy gjëra: 1.Të reflektoni dhe 2. Ta kuptoni se ku qëndroni. Ju kërkoj që të reflektoni sepse shumë herë ne mundohemi që t’i impresionojmë të tjerët dhe për një moment e harrojmë vetën. Më besoni, secili prej nesh bartë një potencial te madh brenda dhe këtë duhet ta eksplorojmë”, u shpreh Gashi.

Pas fjalës përshëndetëse, tetë grupet punuese të Shkollës prezantuan projektet konkrete para komisionit vlerësues. Projektet e prezantuara ishin katër për komunën e Prizrenit dhe katër për komunën e Malishevës.

Idetë fituese të kësaj Shkollë për komunën e Prizrenit janë:

1. Multifunctional Work Space: Krijimin e një hapësire punuese dhe kulturore për të rinjtë e Prizrenit në bashkëpunim me fondacionin “Lumbardhi”.

2.No name: Realizimin e një platforme interaktive mbi turizmin për t’i promovuar vendet historike e kulturore të Prizrenit. Po ashtu, ky projekt synon që të aftësojë edhe të rinjtë e asaj komunë si cicëron.

3.See you in Prizren: Krijimin e një platforme për t’i publikuar storiet (historitë gojore)  lidhur me Prizrenin, objektet kulturore, storie të  e suksesit të padëgjuara e dokumentuara më parë.

Idetë fituese që do të realizohen në Komunën e Malishevës:

1. Bus Team: Ngritja e vetëdijes për pasojat e martesave të vajzave në moshë të re.

2.The future: Krijimin e një hapësire “Boys and Girls Club”, e cila do të shfrytëzohet nga të rinjtë e Malishevës për aktivitete të ndryshme. Ky klub synon që t’i eksplorojë potencialin e rinisë, duke i përgatitur ata si lider të së ardhmes përmes ligjëratave dhe punëtorive nga ekspertë të ndryshëm.

 3.Investing in Malisheva:  Krijimin e kushteve për ta fuqizuar sektorin e Agrikulturës në Malishevë, duke i ndihmuar kështu fermerët nga kjo komunë se si mund ta shfrytëzojnë tokën pjellore. Ky projekt synon që të lidh ekspertët vendor dhe nga diaspora, Komunën e Malishevës dhe Qendrën për Zhvillimin e Biznesit.

 Ekipet fituese do të mbështeten me grante për implementimin e ideve të tyre: Vendet e para me 6000 euro, të dytat në vlerë prej 5000 euro dhe vendet e treta 4000 euro.

Programi Shkolla e Diasporës në Kosovës është bërë në bashkëpunim me partnerët lokalQendrat e Kompetencës në Prizren dhe Malishevë, dhe financuar nga projekti Youth, Employment and and Skills (YES), projekt ky në kuadër të GIZ, Ministria e Diasporës, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, që na ndihmuan në realizimin e kësaj shkolle.

 

Nga Redaksia 17.10.2017 21:04
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.