Fondi Humanitar në Zvicër reagon ndaj deklaratave për keqpërdorime?
Lokale

Fondi Humanitar në Zvicër reagon ndaj deklaratave për keqpërdorime?

16.Oct.2017 14:01
0
Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë me seli në Zvicër ka reaguar ndaj deklaratave të ndryshme për keqpërdorime me fondet e grumbulluara e të destinuara për vendlindje.

Ky është reagimi i plotë: 

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore, i themeluar në vitin 1997, është një ndër organizatat më të suksesshme shqiptare me plotëkuptim të fjalës, e cila edhe e ka dëshmuar këtë gjë me ndërtimin e 57 shtëpive në kuadër të akcionit "të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë".

Padyshim Fondi duke qenë një organizatë me një veprimtari të gjerë me degë edhe në shtete tjera pos Zvicrës, nuk mund të jetë gjithmonë në situata komforte financiare, duke ditur se jemi organizatë humanitare e licensuar tashmë nga shteti Zvicrran, e një ndër organizatat më të mëdha humanitare në rajonin ballkanik, bazuar në atë se çka kemi bërë e duke pasur rekord investimesh (për tre vite rreth 1,500,000.-ChF) nuk e ka askush opulencën e të qenit joaktiv dhe i privilegjuar në mesin e të tjerëve. Pasojat e kësaj fatkeqësisht, u dasht ti aplikojmë tek një ndër themeluesit e Fondit, Skender Ismaili.

Ne duke ruajtur formalitetin e zyrtaritetin që kjo ndodhi mos të kthehet në problem personal ashtu siç po e shtjellon Skender Ismaili, nuk reaguam në postim të tij pasiqë do t'i konfirmonim fjalët e tij. Skender Ismaili, duke ditur privilegjet e të qenit pjesë e Fondit filloi t'i përdor si trofe të vetarritur të tij e duke mos menduar që shumë njerëz kanë pasur pasoja personale duke i shërbyer Fondit që të ruhet integriteti i tij. Skender Ismaili në "dy marrveshjet e vetme" të bëra nga ky i ngrit çmimet në dëm të fondit duke i thënë atyre se fondi ka pare! filloi të punonte kundër interesave të fondit ku kontaktonte njerëz që dhanë shumë e bashkëpunuan me drejtues të fondit duke i turbulluar ata me mënyrën që vetëm ai dinë, se në fakt ky është themelues i fondit dhe mundohej të imponohej si i rëndësishëm e më vonë sjelljet e tija rezultuan me mosmarrveshjet dhe problemet që hasnim në terren.

Fondi s'do të funksiononte në mënyrë si po funksionon tani po të vepronte në mënyrë kaotike të proklamuar nga personi në fjalë. Skender Ismaili donte që të merrte "kryetarllëkun" në kohë që Fondi arriti pothuajse majet e veprimtarisë vet (pasiqë kemi dhe mundemi ende më shumë të arrijmë) arsye e vetme me të cilët mundohej ti bindte antarët ishte se ai ishte themeluesi i kësaj organizate kaq të madhe humanitare. Ironia kësaj qëndron aty se, Skender Ismaili donte bëhej kryetar i kësaj organizate të madhe por duke pasur fare pak përqindje në krijimin e fjalës "madhe". Pasiqë pa që për të ardhur në krye të Fondit votat i merr në bazë të punës që ekspansionon e jo në bazë të "nivelit intelektual" ai këtë betejë e nxorri në taborr tjetër, e solli në nivel që si ka hije, padyshim që ne s'biejmë në nivel rrugaçërie.

Fondi, nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë pronë private ashtu siç e trajton Skender Ismaili i cili vazhdimisht bazohet në atë që ka qenë kryetar njëherë e një ndër themeluesit, e merr për të drejt që ti jap vetes luksin që ta trajtoj si të atillë.

Por Fondi është shumë më i madh se kaq.

E sa për atë që na akuzon që kemi "vjedhur" ne shumë lehtë ju tregojmë se arkëtar ka qenë pikërisht Skender Ismaili. Pra shikoni injorancën, sa ka qenë i interesuar për ekspansionimin e Fondit, arkëtari të mos dijë se ku po "shkojnë" paratë, këtyre padyshim se as një fëmijë me sjelljet më infantile të mundshme sdo t'i besonte e jo një mase aq të madhe që i'u është drejtuar. E ai më së miri e di që antarët(drejtuesit) kryesor me rrethin shoqëror e miqësor të tyre janë shumë më të pasur se buxheti i Fondit e po këta bile kanë mbushur Fondin me para. Nëse Fondi do të ishte person do të ishte e kundërta e fjalëve të Skender Ismailit, Fondi do t'i kishte vjedhur antarët.

Skender Ismaili e di që shumica e anëtarëve të kryesisë kanë dhënë shumë, kanë bërë shumë aq shumë sa ky nuk mundi të përballoj në asnjë formë, as të jepte vet se ky nuk ka dhënë kurrë, as të organizonte në rreth shoqëror e familjarë nuk dukej të kishte mbështetjen, prandaj e gjitha u shëndrrua në xhelozi ndaj bashkëveprimtarëve duke provuar letrën e fundit të lojës së flliqët të tijë kinse po del në mbrojtje të fondit.

Zotëri, nuk mund të bësh kinse po e mbronë lekun prej atyre që e kanë dhënë.

Boll je "zhallavitë" në emër e në mundin e të tjerëve.

Për hir të ish pozitës së personit po marrim mundimin t'i përgjigjemi zyrtarisht përndryshe llafet "fejsbukiane" të tij do t'i kishte marrë lumi si të plotë atyre që punojnë kundër Fondit.

Kryesia e Fondit Humanitar PBM

Ahmet Bektashi, Skender Memishi, Dul Krasniqi, Skender Destani, Avdi Osmani

Adnan Imeri, Arsim Ramizi, Ramadan Nuhiu, Azem Hajdari

Wetzikon,15. 10. 2017

Ambasadori Keef dhe Shaip Kamberi të lumtur për takimin me "Miqtë e jugut" në Beograd (video)
Avokati i popullit Pashaliq në Bujanoc: Të zgjidhim problemet që lejon ligji i Serbisë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration