Shqiptarë, votoni kandidatët shqiptarë!

Nga Redaksia 15.10.2017 00:17

Shqiptarë, të dielën janë zgjedhjet për Parlamentin e Austrisë.

Me votën tuaj, ju mund të votoni për të ardhmen tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Mos u ankoni, dilni dhe votoni. Votoni për të mirën tuaj, votoni për kandidatët shqiptarë.

Të dielën (nesër), më 15 tetor shtetasit austriakë do të përcaktojnë fatin e tyre të udhëheqjes për mandatin e ardhshëm në Parlamentin e Austrisë. Më tepër se gjysma e shqiptarëve që jetojnë në Austri kanë të drejtë vote. Vota e  komunitetit shqiptar do të duhej t’i shërbejë edhe interesave shqiptare. Tashmë,  për 183 ulëset në Parlamentin e Austrisë synojnë edhe pesë kandidatë shqiptarë. Januz Saliuka, Arsim Gjergji dhe Serafina Demaku janë pjesë e listës së partisë në pushtet SPÖ (Partia Socialdemokrate e Austrisë) e cila udhëhiqet nga kancelari aktual Christian Kern, ndërkohë që në listën e partisë ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) garojnë Drita Cacaj dhe Heroina Rexhepi.

Drita Cacaj

Të pesë kandidatët kanë ftuar bashkëkombësit e tyre që të shfrytëzojnë të drejtën dhe të votojnë kandidatët shqiptarë, që për herë të parë të bëhen pjesë e Parlamentit Austriak.

Bashkatdhetarë të shumtë kanë bërë thirrje që të votohet aktivisti Januz Saliuka i cili për afro 30 vite merret me aktivitete të ndryshme duke ndihmuar dhe kontribuar në integrimin e shqiptarëve të Austrisë, përkatësisht atyre të Vjenës.

Januz Saliuka

“Ta përkrahim të gjithë së bashku mikun, shokun tonë të palodhur, Januz Saliuka,  i cili ka përkrahur dhe akoma vazhdon të mbështesë të gjithë ata që punojnë dhe veprojnë në të mirën e kombit tonë.  Të gjithë të bashkuar si komunitet të votojmë njeriun për të cilin jam e bindur që do të na përfaqësojë në mënyrën më të denjë dhe se nuk do të hezitojë të përkrahë dhe përmbushë kërkesat dhe interesat e komunitetit mbarë shqiptar”, ka apeluar Rolanda Limani, një aktiviste shqiptare nga Vjena. Në mbështetje të Januz Saliukajt janë organizuar edhe disa manifestime muzikore.

Arsim Gjergji

Një tjetër kandidate shqiptare e cila garon nga radhët e SPÖ-së është 21-vjeçarja Serafina Demaku. Ajo është e lindur në Baden të Austrisë, ndërsa më prejardhje është nga Abria e Drenicës. Serafina është studente e vitit të tretë.

Prej vitesh ajo ka qenë e angazhuar në organizata joqeveritare për çështjen e migracionit. Në vitin 2015 hyn në udhëheqjen e të Rinjve Socialistë të Austrisë, ku deri në maj të vitit 2017, mban edhe pozitën e Sekretares së të Rinjve Socialistë të Austrisë.

Serafina pret një përkrahje të madhe nga bashkatdhetarët shqiptarë në Austri.

“Të ankohesh nuk mjafton, duhet të jesh aktiv”, ka thënë Serafina për mediat në Kosovë. “Kam qenë zëri i të rinjve dhe dua të kujdesem për ta. Ashtu si gjithë Evropa, edhe Austria përballet me çështje dhe probleme të ndryshme, kohën e fundit, që lidhen drejtpërdrejtë me çështjen e të huajve”, shprehet ajo.

Serafina Demaku

Për Partinë Socialdemokrate kandidaten edhe Arsim Gjergji, i cili jeton në Graz të Austrisë. Arsimi është pronar i një restoranti dhe i njohur për kontributin e tij për komunitetin shqiptar në qytetin e Grazit. Ai jeton prej më shumë se 20 vitesh në Austri. “Vota e juaj do të jetë votë për të mirën e shqiptarëve. Me votën tuaj mund ta kemi një shqiptar në Parlamentin Austriak”, ka thënë Gjergji për albinfo.ch.

Në anën tjetër, ndonëse garojnë në partinë tjetër, në  ÖVP-ja, duket se qëllimi i tyre është i njëjtë. Edhe kandidatet Drita Cacaj dhe Heroina Rexhepi kanë për qëllimin të janë zë i komunitetit shqiptar në Parlamentin Austriak.

“Vota juaj do të jetë votë për ne, votë për fëmijët dhe nipërit tanë.  Me votën tuaj, ju do të më mundësoni të marr përgjegjësi dhe obligime për interesin tuaj dhe t’ju përfaqësoj në mënyrën me të denjë njerëzore e profesionale që edhe ne si shqiptarë që jetojmë në Austri të jemi te përfaqësuar e të integruar si të gjitha nacionalitetet tjera pa dallim. Ju premtoj dhe ju garantoj që do të jem zëri i juaj dhe do të jem ne gjendje gatishmërie për secilën kërkesë që e parashtroni”, përcjell albinfo.ch.

Heroina Rexhepi

Në listën e kandidatit për kryeministër Sebastian Kurz gjendet edhe Heroina Rexhepi. Ajo jeton në Wels dhe së bashku me familjen e saj udhëheqin një kompani të suksesshme të dizajnit. Heroina në ditën e prezantimit si kandidate ka sjell në jetë edhe djalin e saj Rronin. “Kjo është fuqia e gruas, kur familjen, profesionin dhe politikën mund ta ndërlidhin së bashku! Heroina ka qenë një “ambasadore” e integrimit të Sebastian Kurz-it. Ajo ka qenë shumë aktive dhe mjaft e suksesshme në profesionin e saj”, ka thënë udhëheqësja e Land-it të grave nga partia ÖVP, Doris Schulz e cila ka bërë thirrje të votohet kandidatja shqiptare.

Krejt në fund shqiptarë, nesër mund të votoni për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Mos u ankoni, dilni dhe votoni. Votoni për të mirën tuaj, votoni për kandidatët shqiptarë!

Nga Redaksia 15.10.2017 00:17
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.