Haradinaj: Do ta obligojmë BE-në të na jap liberalizimin

Nga RedaksiaR 13.10.2017 11:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpejt do të gjendet e vërteta e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, e që është kusht i BE-së për procesin e liberalizimit.

Ai theksoi se me zbatimin e MSA-së, do ta detyrojnë BE-në, që të ketë lëvizje përpara për liberalizimin e vizave.

“Kemi filluar të punojmë për vitin që vjen. Statusi i kandidatit është tema e ardhshme që do të diskutojmë Kosovë-BE, për këtë jeni më se të sigurt se nuk do të shkon vite. Qeveria jonë në zbatim të MSA-së obligon vendet e BE-së e institucionet e BE-së ta vlerësojnë zbatimin e MSA-së nga Kosova që nënkupton t’i jepet liberalizimi i vizave. Kemi të ndërlidhur liberalizimin e shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ne nuk kemi humbur kohë, një komision ka shkuar në shtëpi, një komision tjetër ka filluar punë. Ky komisioni tjetër do ta gjejë të vërtetën. Është shkencë që ne i obligohemi si brenda ashtu edhe jashtë që janë faktet që çdo herë fitojnë. Kur t’i kemi edhe ato do t’i vijë zgjidhja kësaj çështje nuk do të shkojë pa afat”, tha Haradinaj, në tubimin elektoral që partia e tij mbajti në Duzhnje të Gjakovës. 

 

 

Nga RedaksiaR 13.10.2017 11:50
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.