HAÇISON: MAQEDONIA MUND TË JETË VENDI I ARDHSHËM ANËTAR I NATO-S

Nga RedaksiaR 13.10.2017 11:33

Maqedonia është vendi i ardhshëm që mund t’i përmbushë kriteret për anëtarësim në NATO dhe e mbështes, por problemi është emri “Maqedonia” i cili mund të jetë i pranueshëm edhe për Greqinë, deklaroi ambasadori i përhershëm i SHBA-së në NATO, Kej Bejli Haçison në intervistën për "Uashington post".

I pyetur nëse si ambasador do të merret që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, Haçison tha se Aleanca ka politikë të "dyerve të hapura" për anëtare të reja, por ato duhet të përmbushin standarde të caktuara demokratike dhe ushtarake.

"Para 10-15 viteve pati debat dhe është marrë vendim që të kemi politikë të dyerve të hapura dhe t'i inkuadrojmë vendet Ballkanike dhe Baltike, dhe të kemi standarde që do t'i bëjë më të fuqishme. Nëse kemi standarde të përmbushura të demokracisë, ushtrisë dhe sundimit të së drejtës, atëherë këto vende do të jenë të afta të mbrohen vet dhe të mbijetojnë si demokraci në afat të gjatë. Politika e dyerve të hapura ende është këtu dhe standardet janë këtu", tha Haçison.

Theksoi se për shkak të kontestit me Greqinë nuk ka votim unanim për anëtarësimin e Maqedonisë.

"Mendoj se të gjithë e shohin Maqedoninë dhe përmbushjen e këtyre standardeve. Ka edhe pak deri te përmbushja e plotë, por besoj se nëse thonë se janë afër marrëveshjes për kontestin me emrin, ndërsa ne dëshirojmë të kenë emër siç ata duan apo në ndonjë formë tjetër, por duhet të ketë konsensus unanim. Mendoj se janë shumë afër. SHBA-ja i mbështet dhe nëse mund ta përmbushin  pjesën e fundit në planin e brendshëm dhe të punojnë drejt zgjedhjeve të lira dhe qeverisë së fortë, atëherë do të jetë vendi i ardhshëm anëtar", deklaroi Haçison.

 

 

Nga RedaksiaR 13.10.2017 11:33
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.