Shkolla gjermane që bart emrin e shqiptarit shënon 3 vjetorin

Nga Redaksia 12.10.2017 13:29

Refik Veseli, kishte shpëtuar së bashku me familjen e tij - dy familje hebreje (Familjen Mandil dhe Familjen Jozef) gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

Në Berlin, ka tri vite që një shkolle fillore gjermane i është vënë emri “Refik Veseli”. Një akt ky që çdo shqiptari i ngjall kureshtjen për të ditur më shumë rreth motivit të këtij emërtimi.

Me moton “Shqipëria në Berlin”, politologia, gazetarja dhe aktivistja e njohur shqiptare nga Berlini, Vjollca Hajdari, ka ndërmarrë një iniciativë për përkujtimin e kësaj shkolle dhe emërvënësve të saj, tri vjet pas marrjes së këtij emri. Iniciativa e Vjollcës, siç pohon ajo për albinfo.ch, është mbështetur edhe nga shkolla RV dhe Instituti për Evropën Lindore dhe Juglindore.

“Kur shkolla gjermane në Berlin bëri para tre vjetësh hapin historik dhe vendosi emrin e shqiptarit Refik Veseli, përpos që përçoi mesazhin e paqes nga Berlini dhe Gjermania, ajo nderoi me këtë akt  gjithë popullin shqiptar. Refik Veseli tanimë i njohur si hero, kishte shpëtuar – së bashku me familjen e tij – dy familje hebreje (Familjen Mandil dhe Familjen Jozef) gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri”, shkruan Vjollca Hajdari në një ftesë për pjesëmarrje në shënimin e përvjetorit të kësaj shkolle.

“17 vjeçari i atëhershëm është nderuar nga Izraeli si shqiptari i parë me titullin “Të Drejtët ndër Popuj” bashkë me familjen e tij. Ky titull u është ndarë 69 shqiptarëve nga 23.788 “Të Drejtëve” në mbarë botën. Për të rikujtuar veprën e tij monumentale, unë i jam drejtuar shkollës “Refik Veseli” që të festojmë këtë vit bashkërisht. Me këtë rast do të shpalosim edhe njëherë faqet e historisë, duke reflektuar rreth anës së errët të luftës por edhe mbi pjesën e ndritshme që solli një miqësi e paharruar.


Populli shqiptar ka dëshmuar historikisht shpirtin bujar dhe mikpritës, ndaj BESA si kod i nderit , mbetet si një ndër atributet më të ndritshme, pa dallim besimi fetar”, thuhet më tutje në ftesë.

“Ju ftoj pra miq të dashur që të ndjekim së bashku video mesazhet që më kanë dërguar anëtarët e familjes Veseli dhe pjesëtarët e familjes Mandil, ku ata shprehin falënderimet dhe mbresat e tyre. Me pamundësinë për t’i sjellë të gjithë në Berlin, unë i kam kontaktuar të dy familjet që jëtojnë në Shqipëri, Amerikë dhe Izrael dhe ju jam mirënjohëse të gjithëvë që shprehën gadishmërinë e menjëhershme për të bashkëpunuar”, përfundon ftesën e saj Vjollca Hajdari.

Në programin kulturor-artistik do të marrë pjesë  grupi i valltareve shqiptare të shoqatës “Albunivers”, grupi i teatrit të shkollës “Refik Veseli” dhe nxënësit e arsimtarët e shkollës me ca pika muzikore. Një fjalë rasti do ta mbajë edhe drejtoresha e shkollës, Dr. Ulrike Becker.

Vendi: Bashkia e Berlinit (Berliner Rathaus) Salla 338 (Kati i 3-te)

Hyrja permes Jüdenstr. 1
10178 Berlin Data: Sot, 11.10.2017 Ora 18:00

Hyrja falas!

Nga Redaksia 12.10.2017 13:29
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.