Abuzimet seksuale në Hollywood, jo vetëm Weinstein

Nga RedaksiaR 12.10.2017 08:41

Skandali që ka përfshirë producentin e suksesshëm Harvey Weinstein është i fundit në radhën e episodeve të dhunës që kanë pasur protagonistë emra të njohur të botës hollivudiane të kinemasë.

Histori pak a shumë dramatike, për të cilat drejtësia në disa raste nuk shkruajti kurrë fjalën, fund. 

 

Skandali i parë i madh në historinë e Hollywood u shënua në vitin 1921 kur aktori Roscoe Arbuckle mori pjesë në një feste që do të përfundonte në tragjedi, me vdekjen e aktores Virginia Rappe. Ajo humbi jetën si pasojë e dëmtimit të fshikëzës, gjate përdhunimit.

Aktorja Joan Collins rrëfeu se kishte qenë pretendente për rolin e Kleopatrës, por se ishte skarcuar pasi refuzoi te shkonte ne shtrat me shefin e produksionit. Roli ju besua me pas Elizabet Teilor. 

E ashtuquajtura 'fëmija gjeni'  e Hollywood, Shirley Temple ka thënë se kur ishte 12 vjeç një producent kishte hequr pantallonat para saj e i kishte kërkuar një 'audicion dëfryes' në divan, siç ishte shprehur. Ajo u përgjigj duke qeshur dhe u dëbua nga zyra. 

Gjithashtu Marilyn Monroe nuk i ka fshehur kurrë ngacmimet e marra gjatë karrierës së saj nga producentet kinematografike e jo vetëm. 'E pashë Hollywood-in me sytë e tyre, një bordello e shthurur', ishte shprehur dikur ajo. 

Te bujshme janë edhe akuzat kundër regjisorit Roman Polanski. Një 13 vjeçare që aspironte të bëhej aktore e akuzoi atë për përdhunim në 1977, e gjatë viteve gra të tjera avancuan të njëjtat pretendime për regjisorin me origjine polake, i cili nuk u kthye më kurrë në SHBA. 

Mbi 50 gra akuzuan babain e serialit Robinson Bill Cosby për dhunë e ngacmime seksuale duke nisur nga vitet 60-te. Gratë rrëfyen se ishin droguar e më pas përdhunuar. 

Në listën e abuzueseve është edhe aktori Casey Affleck, fitues i çmimit Oskar për “Manchester by the Sea”. Dy gra e akuzojnë për ngacmime seksuale në vitin 2010.

/ Top Channel 

Nga RedaksiaR 12.10.2017 08:41
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.