Kina kthehet kundër Amerikës: Fjalët e Trump mund të çojnë drejt një lufte katastrofike

Nga RedaksiaR 12.10.2017 08:34

Kina ka paralajmëruar Donald Trump se kërcënimet e tij ndaj Koresë së Veriut mund të “shkaktojnë zjarr të madh” dhe të çojnë në një “luftë katastrofike”.

Trump vazhdoi tensionet e mëtejshme me Gadishullin Korean duke urdhëruar fluturimin e një skuadre aeroplanësh ushtarakë mbi Korenë Veriore, natën e së martës.

Gjashtë aeroplanë, morën pjesë në demostrimin e fuqishëm.
Veprimi provokues erdhi pasi Trump sugjeroi se veprimi ushtarak kundër Koresë së Veriut mund të jetë alternativa e vetme.

 

Presidenti amerikan njoftohet se ka ftuar gjeneralët e tij të lartë të luftës në Shtëpinë e Bardhë mes frikës se Koreja e Veriut mund të provojë me një raketë tjetër.
Ndërsa kriza thellohet, gazeta kineze the People’s Daily i ka bërë thirrje të dy kombeve që të “qetësohen”.

“Lufta në gadishullin Korean do të ishte katastrofike, dhe dialogu mbetet opsioni më i mirë”, paralajmëroi Kina.

“Kërcënimet e tij duket se janë pjesë e një strategjie më të madhe, koherente apo jo, për të futur frikë në Pyongyang, në mënyrë që të pajtohet me kërkesat e SHBA.-së për të braktisur të gjitha armët bërthamore dhe programet ekzistuese bërthamore”.

Gazeta tha se kërcënimet e Trump “mund të dëmtojnë shumë”.

Artikulli u botua në të njëjtën ditë kur ministria e jashtme kineze kërkoi qetësi në Gadishullin Korean.
“Situata aktuale në Gadishullin Korean mbetet shumë komplekse dhe e rëndë,” tha Hua Chunying, zëdhënës për ministrinë e jashtme.

“Ne shpresojmë që partitë e ndryshme mund të vëzhgojnë dhe të zbatojnë në mënyrë rigoroze rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të përmbahen nga nxitja e njëra-tjetrës.”

Global Times i Kinës gjithashtu paralajmëroi Trump kundër bërjes së një “gjykimi fatal të gabuar ” në një “atmosferë ekstreme”

 

Nga RedaksiaR 12.10.2017 08:34
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.