Portugalia dhe Franca në Botëror, Suedia dhe Zvicra në play off

Nga RedaksiaR 11.10.2017 08:52

Portugalia në Botërorin Rusi 2018 me avionin e parë bashkë me Francën, ndërsa Zvicra duhet të presë në tranzit për të matrrë një përgjigje nga play off i muajit Nëntor. Skuadra e Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Fernando Santos nuk zhgënjyen në sfidën vendimtare të grupit B, ndërsa Franca bëri detyrën ndaj Bjellorusisë për të siguruar botërorin por duke dërguar në play off Suedinë.

Kampionët e Europës dominuan në “Da Luz” të Lisbonës 2-0 skuadrën e Vladimir Petkovic për të prerë menjëherë biletën e Kupës së Botës dhe duke mos rrezikuar në 180 minutat e 4 dueleve të fundit europiane. Një mbrëmje pothuajse perfekte për luzitanët në shtëpi që duhej thjesht të fitonin për të kaluar dhe edhe pse me një ndeshje të kujdesshme, Portugalia arriti të fitonte me lehtësi. Goli që zhbllooi sfidën erdhi në minutën e 41 kur Johan Djourou shtyu tpin në rrjetën e tij, ndërsa në pjesën e dytë, Andre Silva vulosi suksesin e skuadrës së Santos. Po në këtë grup, Letonia shkatërroi Andorrën 4-0 ku Davis Ikaunieks dhe Valerijs Sabala me nga dy gola e mbyllën këtë fazë eliminatore me një fitore morali. Në takimin tjetër, HUngaria barazoi pa gola ndaj Ishujve Faroe.
Në “Stade De France”, blutë u iponuan me vështirësi 2-1 ndaj Bjellorusisë. Antoine Griezmann dhe Olivier Giroud në pjesën e arë krijuan iluzionin se Franca mund të arrinte një fitore të lehtë por Anton Saroka shkurtoi diferencën në minutën e 44. Në Amsterdam, Holanda arriti një fitore të hidhur 2-0 ndaj Suedisë duke u eliminuar zyrtarisht nga gara për një vend në lay off, çka do të thotë se Tulipanët nuk do të marrin pjesë ne Botërorin 2018.

Skuadra e Dick Advocat triumfoi 2-0 me gola të Arjen Robben, por diferenca prej 7 golash që duhej të rikuperonte ndaj Suedisë ishte e paarritshme dhe në këtë mënyrë, një prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror nuk do të jetë mes 32 më të mirëve verën e ardhshme në Rusi. Përballja tjetër mes Luksemburgut dhe Bullgarisë e vlefshme thjesht sa për statistika u mbyll në barazim 1-1.

Nuk kishte asnjë interes në grupin H ku Belgjika tashmë e kualifikuar fitoi 4-0 ndaj Qipros. Familja Hazard me Eden dy herë dhe Thorgan Hazard një gol vendosën fatin e këtij takimi, ndërsa Lukaku në minutën e 78 realizoi edhe rrjetën e katërt. Në Athinë, Greqia tashmë në play off, kaloi 4-0 Gjibraltarin modest. Mitroglu në formë mjaft të mirë shënoi dy herë ndërsa golat e tjerë u regjistruan nga Gianniotas dhe Torosidis. Ndërkohë, Bosnje Hercegovina fitoi 2-1 në transfertën e Estonisë.

 

Nga RedaksiaR 11.10.2017 08:52
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.