Drita Çomo, ditari tmerrësisht i dhimbshëm i një shkrimtareje shqiptare

Nga Redaksia 19.09.2017 19:45

“Ditët rrëshqasin pa zhurmë, të hirta, të zbrazëta, të njëllojta. Më duket se e kam humbur nocionin e kohës.

Ajo vazhdon ecjen e saj të përhershme, monotone, të pafund. Dhe asgjë nuk përsëritet. Asgjë nuk kthehet mbrapsht. Ajo ikën për të mos u kthyer më kurrë. Dhe unë?? Unë vërtitem në zbrazëtinë e saj, e pafuqishme, pa kuptuar asgjë, pa ndier asgjë, pa bërë asgjë. Asgjë. Kjo do të thotë të mos jetosh.

Më parë, të paktën, kisha një qëllim- të mbaroja shkollën. Po tani?

“Tragjedia në jetën e njeriut fillon atëherë kur ai e kupton se nuk i nevojitet askujt.”

Duhet të merrem me diçka të dobishme. Ndoshta të mësoj një gjuhë të huaj. Më vonë ndoshta do t’i kujtoj me keqardhje këto ditë që kalojnë kaq pa kuptim. Shfleton revista të vjetra, lexon ndonjë tregim a ndonjë gjë interesante, zgjidh kriptograme e fjalëkryqe dhe… asgjë tjetër. Sigurisht, edhe diçka- bën gjellën, rregullon shtëpinë, shkon të blesh bukë, duke kaluar nëpër atë “bulevardin” e famshëm, e ndjekur nga shikimet e po atyre njerëzve, që të kanë parë edhe dje po ashtu, si me habi, që po ashtu do të të shohin edhe nesër. Kur kalon pranë teje ndonjë i njohur, duhet të bësh sikur s’e ke mendjen, që të mos e vësh në pozitë të vështirë dhe, në qoftë se ai, pas një dyluftimi të gjatë me veten, vendos më në fund të të flasë, duhet të shtiresh e habitur: “Ua, s’të pashë fare.” Megjithëse ashtu si ti, edhe ai e di mirë që e ke parë, ndoshta që një orë larg.

Të gjitha këto nuk më mërzisin, bile as që më bëjnë më përshtypje. U bënë kaq vjet, jam mësuar me to; vetëm më shqetëson fakti se po më ikin vitet më të mira të jetës kot, pa bërë asgjë. Pa asnjë qëllim në jetë – po kjo është e tmerrshme! Dhe të mendosh se po kështu jetojnë qindra, mijëra njerëz në botë, bile edhe më keq- as që e vrasin mendjen për këtë.”

Nga Redaksia 19.09.2017 19:45
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.