- Nxënësit kërkojnë më shumë llogaridhënie nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës (video)
- Nga 1 qershori, në Zvicër zbriten çmimet e biletave të trenit
- A ka eksportuar Zvicra në Siri lëndë të parë për helme kimike?
- Zvicra, për liri të shtypit ngjitet nga vendi i shtatë në botë, në të pestin
- Gjimnazi “Skenderbeu” në Preshevë do të renovohet, kontrata jo e plotë
- Vuçiq: Pranojmë kompromis për Kosovën, por jo poshtërimin
- Udhëtim në kohë në Prishtinën e shekullit XX
- Gënjeshtra “patriotike” e tre vëllezërve të Skënderbeut të helmuar nga Sulltani
- Tusk nesër në Prishtinë
- Kosovë, partitë politike në kërkim të konsensusit
Nga joserioziteti politik, vijnë edhe masat e përkohshme në Preshevë?

Artikujt më të lexuar
Artikujt e ngjashëm
Në zgjedhjet e 2016-ës PDSH, doli fituese me 14 këshilltar të fituar, dhe nga kokëfortësia e partive të tjera politike, e sidomos e PVD-së, e cila nuk deshti të lidhet koalicion me PDSH-në, si fituese e pastër e zgjedhjeve, dhe të tjerat parti të vogla politike, të cilat në herën e parë ngelën jashtë pushtetit.
U lidh koalicioni në mes të APN-së dhe PVD-së, e cila nuk zgjati më shumë se nëntë muaj, e për këta muaj nuk pati ndonjë lëvizje pozitive në Preshevë, përveq (vetë)fotografimeve (selfieve) dhe takimeve të panumërta në terren pa ndonjë rezultat konkret nga ana e koalicionit të atëhershëm, dhe erdhi deri te prishja e këtij "miqasillëku" dhe lidhja e koalicionit tjetër në mes të PVD, BDL, UDSH dhe një grupi të këshilltarëve të PDSH-së, të cilët e braktisën partinë me arsyet e tyre më shumë qesharake, gjoja për një reformë.
Kjo reformë nuk mund të quhet, kur të gjithë këta ishin dhe janë të vjetrit e PDSH-së, pa ndonjë fytyrë të re politike, apo prurje të tjera deri më tani anonime politike jashtë partiake, dhe për tre muaj rresht nuk mundën të mbajnë qoftë një seancë, për ta vazhduar jetën e brisht politike edhe ndonjë ditë, sepse mirëfilli dihej se nuk e kanë gjatë.
Ky koalicion, (koalicioni i dytë), ishte më tepër koalicion interesash grupore, kjo u pa edhe në praktikë, duke minimizuar të tjerët që nuk ishin të këtij koalicioni (praktikë kjo që ka qenë edhe më herët, e që ishte dhe është e dëmshme për popullatën), duke shkelur mbi të gjitha normat etike njerëzore, duke i trajtuar të tjerët si të dorës së dytë, kjo u pa edhe në komisione dhe konkurse të ndryshme e që rezultuan të jenë negative për disa OJQ dhe qytetarë të tjerë nevojtarë për ndihmë.
Dhe, si rezultat i gjithë kësaj ( të keqe), erdhi deri te shpërbërja e Kuvendit Komunal të Preshevës, dhe deri te masat e përkohshme në komunë, të cilin tani sipas të gjitha gjasave padrejtësisht do ta udhëheq Shqiprim Arifi, kryetar i APN-së, e sipas ligjit duhet ta udhëheq fituesi i zgjedhjeve të 2016-tës, e kjo i ka takuar PDSH-së, e nëse këtë se ka bërë, atëherë është dashur bile Ardita Sinanit si kryetare që ishte, ta udhëheq deri në zgjedhje të parakohshme.
E keqja tjetër është se katërshes udhëheqëse të masave të përkohshme, shteti padrejtësisht ia ka futur edhe një serb, kur dihet se Kuvendi nuk kishte asnjë këshilltar serb, dhe kjo vjen si rezultat i politikës së dobët të dy palë koalicioneve, të cilat e shpien komunën tonë në këtë gjendje kaotike.
Përgjegjësia këtë rast nuk është e popullit, por e politikës së dobët të politikanëve që ishin në pushtet. Tani radhën e ka popullata t'i ndëshkoj me votën e tyre, të gjithë këta që e shpien në këtë gjendje Preshevën..
Shkruar nga Bilall Maliqi: Kryetar i Shoqatës së Shkrimatrëve "Fenix" në Preshevë
Asnjë koment
Shkruaj Koment
Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:
Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.
Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.
Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.
Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.
Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.
Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.
Shkruaj një koment