Ekspozita e lopëve mbahet më 30 shtator në Bujanoc
Lokale

Ekspozita e lopëve mbahet më 30 shtator në Bujanoc

11.Sep.2017 10:09
0
Stacioni i Veterinarisë organizon ekspozitën e tretë me radhë të lopëve që do të mbahet në stadiumin e qytetit në Bujanoc më 30 shtator.

Ftohen blegtorët që ruajnë lopë të ekspozojnë llojin e gjedheve të racës simentale dhe se janë të parapara edhe shpërblime për vendet fituese. 

Për herët të parë organizimi i këtillë është mbajtur në vitin 2015 në fshatin Levosojë të komunës së Bujanoci dhe janë prezantuar 72 lopë nga 62 pronarë. 

Gjithashtu vlen të theksohet se në ekspozitën e Parë Republikane të bagëtive të mëdha , të zhvilluar më 3 tetor të vitit 2015 në Krushevc, demi nga Konçuli i pronarit Hamdi Ademi është zgjedhur në rrethin e 15 më të mirëve./Titulli.com/

Shqiptarët e Luginës shpresojnë në qeverinë Haradinaj
Shaip Kamberi nga Zvicra: Punojmë për projekte konkrete me diasporën (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration