Ambasadori i Turqisë në Beograd,Tanju Bilgiç vizitoi Preshevën Foto: Komuna e Preshevës
Lokale

Ambasadori i Turqisë në Beograd,Tanju Bilgiç vizitoi Preshevën

19.Aug.2017 08:59
0
Në kabinetin e kryetares së komunës së Preshevës, Ardita Sinani për vizitë ishte ambasadori i Turqisë në Beograd,Tanju Bilgiç.

Sinani pasi e njoftoi ambasadorin me gjendjen e rëndë socio – ekonomike të qytetarëve të komunës së Preshevës dhe temë diskutimi në këtë takim gjithashtu ishte edhe mundësia për një bashkëpunim me Agjensionin turk për zhvillim (TIKA), si mundësi shumë e mirë në zhvillimin ekonomik të komunës së Preshevës.

Ajo theksoi rëndësinë që interesimi i investitorëve potencial nga Turqia të mos shkojë përmes preferencave të Qeverisë së Serbisë, e cila çdoherë ata i drejton kah qytetet tjera, por që ata investitorë potencial të jenë në koordinim direkt mes ambasadës së Turqisë dhe udhëheqjes lokale të komunës së Preshevës.

Gjithashtu iu rikujtua ambasadorit se pozita gjeo - strategjike e komunës së Preshevës është e volitshme, duke pasur parasysh se kufizohet edhe me Maqedoninë edhe me Kosovën, dhe se është komunë ndërkufitare. Gjithashtu fuqia punëtore e re, toka pjellore dhe fakti që përmes Preshevës kalon hekurudha, janë faktor tërheqës për çdo investitor potencial.

Ambasadori Bilgiç pasi u njoftua nga afër me gjendjen ekonomike të komunës së Preshevës, premtoi që do të jetë iniciatorë që përmes Qeverisë turke të ushtroj ndikimin e tij që në një të ardhme shumë të afërt të kemi një investitor nga Turqia, gjë që do të ndikonte në masë të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në parandalimin e migrimit të rinjëve të komunës tonë.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu i cili gjithashtu ishte pjesë e takimit me ambasadorin e Turqisë në Beograd, e falënderoi atë për kohën e ndarë që për së afërmi të njoftohet me gjendjen reale si ekonomike, sociale dhe të infrastrukturës.

Salihu kërkoi që ambasada turke të jetë një urë lidhëse edhe me ambasadat tjera të akredituara në Beograd, që përmes investimeve të shteteve përkatëse të ndikohet direkt në përmirësimin e gjendjes ekonomike të komunës së Preshevës.

Me ambasadorin turk u dakordua që kontaktet dhe raportet mes ambasadës turke dhe pushtetit lokal të komunës së Preshevës të jenë edhe më të ngushta me qëllim të arritjes së rezultateve konkrete në terren./kp/

 
Kamberi priti ambasadorin e Turqisë në Beograd
Përfundoi synetimi i organizuar për 85 fëmijë në Preshevë e Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration