Zyrtare, Kukeli te Sioni i Tramezzanit

Nga RedaksiaI 10.08.2017 11:24

Burim Kukeli është zyrtarisht një futbollist I FC Sion. Lajmi që qarkullonte prej ditësh është zyrtarizuar nga vetë klubi zviceran, që në faqen e tij online ka bërë të ditur finalizimin e marrëveshjes me 33 vjecarin, që ishte kërkuar me ngulm nga ish-zv.trajneri i kuqezinjve, Paolo Tramezzani.

Futbollisti ka firmosur një kontratë 2 vjecare me Sionin duke i dhënë fund një aventure pesë vjecare me Zyrihun. Në faqen e klubit zviceran theksohet se ka qenë vetë Tramezzani që ka kërkuar mbylljen e marrëveshjes pasi e shikon atë si një element shumë të vlefshëm në mesfushë dhe i beson së tepërmi përvojës së 33-vjeçarit. Kukeli ishte një prej lojtarëve më të besuar të De Biasit në kombëtare e rrjedhimisht dhe një zgjedhje e preferuar nga Tramezzani.

Në cv e paraqitur nga klubi zviceran theksohet prania e tij në Euro 2016, dhe 23 ndeshjet me kombëtaren e Shqipërisë. Në karrierën e tij Kukeli ka luajtur te Lucernë prej vitit 2008 deri në 2012, ku u transferua te Zyrih, klub me të cilin mundi të fitojë Kupën e Zvicrës duke luajtur dhe në fazën e grupeve të Europa League sezonin e kaluar.

Nga RedaksiaI 10.08.2017 11:24
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.