Swiss, me rekord të ri të numrit të pasagjerëve

Nga RedaksiaI 10.08.2017 10:29

Kompania Ajrore e Zvicrës Swiss në muajin korrik ka vendosur një rekord të ri mujor të numrit të pasagjerëve. Gjithsej gjatë korrikut shërbimet e kësaj kompanie i kanë shfrytëzuar 1 milion e 66 mijë veta, njofton sda.ch. Ky numër ia kalon rekordit të deritashëm, të arritur në korrikun e vitit 2016, për 0.7 për qind.

Swiss që është kompani partnere e Lufthansa-s gjermane njofton me këtë rast se rekordin e ka arritur duke reduktuar numrin e fluturimeve për 5.1 për qind në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch. Këtë sukses e ka arritur falë aeroplanëve më të mëdhenj dhe shfrytëzimit më të mirë të tyre.

Edhe në krahasime më afatgjata, numri i pasagjerëve ka shënuar rritje të dukshme. Kështu, vetëm në këta shtatë muaj të vitit, me Swiss kanë fluturuar 9.7 milionë pasagjerë që është më shumë se gjatë gjithë vitit 2005, kur kishin qenë 9.6 milionë. Njëherësh shifra në fjalë është për 3-7 për qind më e madhe se në shtatë muajt e vitit 2016.

Nga RedaksiaI 10.08.2017 10:29
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.