“Malësia” e Podgoricës sjell punime shkencore nga mbarë hapësira shqiptare (Foto)

Nga Redaksia 17.07.2017 11:59

Këto ditë doli nga shtypi, numri i 12 i revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore ‘Malësia’, që botohet në Podgoricë.

Me kryeredaktor Nikë Gashaj, politolog dhe aktualisht këshilltar i Avokatit të Popullit në Mal të Zi, dhe redaktor gjuhësor Prof. Dr.Shaban Sinani, kjo revistë ka një përmbajtje të pasur të punimeve shkencore dhe artikujve studimorë nga mbarë hapësira shqiptare dhe më gjerë.

Këshilli botues i kësaj reviste përbëhet nga emra të njohur të studiuesve dhe gjuhëtarëve shqiptarë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Arbëreshët e Italisë, etj.

Në rubrikën kulturë janë publikuar një sërë artikujsh nga Valter Memisha, ‘Rreth pasurisë leksikore të veprës së Pjetër Budit, përmes Fjalorit të Kolë Ashtës’; Zeqirja Neziri me “Pjetër Budi dhe Jakopone da Todi: Dy poetë në përqasje”; Fatbardha Hodha, “Ndihmesa e shkrimtarëve të Rilindjes në përafrimin letrar të shqipes”; Faredin Shabani “Aspekte historiko-politike të zhvillimit të alfabetit shqip deri në vitin 1879”; Shefkije Islamaj, “Shqipja standarde dhe dialektet e shqipes sot”; Prof. dr. Shpresa Hoxha “Ballafaqimi i termave të ekonomisë anglisht – shqip”, Josip Mita- “Gjuha si objekt i natyrës dhe mësimdhënia e sintaksës në shkollë”; Anton Nikë Berisha-“ Vepra e Anton Çettës përligj dhe ndriçon rrënjët tona dhe botën tonë”; Shaban Sinani-“ Dy ungjijtë më të vjetër të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë”; Ardian Kyçyku –“Strabizmi i anijes dhe i gjumit (Disa fjalë për artin e Arian Lekës)”; Eris Rusi –“Dy novela të Kasëm Trebeshinës ndërmjet reales dhe imagjinares”; Muharrem Jakupi –“Humori i zi si përbërës stilistik i romaneve të Ismail Kadaresë” si dhe Melihate Zeqiri –“Prurjet leksikore në fushën e kuzhinës”.

Një tjetër rubrikë interesante e kësaj revistë është edhe ‘Recensione’ në të cilën janë botuar:

- Ismail Doda Tivar – Krajë: Ruzhdi Ushaku: Gjurmë dhe anëshkrime nga folklori i Ulqinit. Prof. dr. Rusana Hristova – Bejleri Universiteti i Sofjes: Ngjallja shkencore të një vepre të vyer gjuhësore shqiptare në gjuhën bullgare.

-Prof. dr. Shaban Sinani Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Prestigji i individit si prestigj gjuhësor.

-Prof. dr. Gianni Antonio Palumbo Bari, Itali: Prani mitologjike – totemike dhe kujtesë rapsodish shqiptare.

-Nekrologji Nikë Gashaj Podgoricë: In memoriam, Ndahet nga jeta prof. Riza Rexha (1935-2016).

Revista ‘Malësia’ i mbetet besnike konceptit të përcaktuar, që në faqet e saj të promovojë çështje të rëndësishme nga thesari i vlerave kombëtare, historike dhe kulturore të popullit shqiptar. Revista ‘Malësia’ vazhdon të jetë zëdhënëse e intelektualëve shqiptarë nga mbarë hapësira shqiptare, duke pasur si qëllim pasurimin e kulturës e të shkencës me njohje të reja dhe nxitjen e shpirtit krijues të të gjithë atyre që kanë ide të reja, vizione, mundësi dhe aftësi intelektuale.

Revista ‘Malësia’ ka qenë dhe do të jetë e hapur për të gjithë dijetarët e kulturës shqiptare; për njohjet e tjera shkencore që kanë rëndësi dhe interes për afirmimin e kulturës dhe qenies kombëtare shqiptare.

 

Nga Redaksia 17.07.2017 11:59
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.