Milan nuk ndalet, Morata dhe… Renato Sanches

Nga Redaksia 17.07.2017 11:36

Milani i papërmbajtshëm në merkato.

Pas nëntë blerjeve në merkaton e verës, kuqezinjtë kërkojnë të realizojnë të tjera goditje të mëdha. Objektivi kryesor i “Djallit” është përforcimi i sulmit, aty ku kuotat e Alvaro Moratas duket se janë rritur, me sulmuesin spanjoll që ka kaluar alternativat Belotti dhe Aubameyang. Telefonata e Leonardo Bonuçit që e kërkon në Milano ka ndikuar te sulmuesi, që refuzoi ofertën e Chelsea-t. Për të realizuar transferimin e Moratas, Milani është gati ti ofrojë pagë 10 milionë euro neto në sezon, ndërsa nuk përjashtohet që shifra të rritet në orët në vazhdim.

Ndërkohë, edhe Reali i Madridit është pranë akordit me kuqezinjtë për çmimin e kartonit, për shifrën e 70 milionë eurove. Të ardhurat do të përdoren nga Florentino Perez për të nisur sulmin për blerjen e Mbappé, të cilin tashmë Monaco e vlerëson në treg me çmimin rreth 150 milionë euro. Përveç manovrave të mëdha në sulm, Milani po mendon edhe për mesfushën. Një tjetër yll për “Djallin” është edhe Renato Sanches. Konfirmimi për transferimin e mundshëm të portugezit u dhanë nga Karl-Heinz Rummenigge. Administratori i Bayern Munchen pranoi interesin e italianëve për 19-vjeçarin, megjithatë theksoi se palët ende nuk kanë asnjë akord.

Një deklaratë publike, e cila mund të interpretohet si gadishmëri e bavarezëve për të gjetur akordin. Për lojtarin do të nevojitej një tjetër investim i rëndësishëm, pasi vetëm një vit më parë gjermanët shpenzuan plot 60 milionë euro për ta blerë Renato Sanches.

 

Nga Redaksia 17.07.2017 11:36
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.