Rakitic e Gomes, “çelësat” e Barçës për të arritur te Verratti

Nga Redaksia 17.07.2017 11:35

Barcelona nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj kryesor Marco Verratti deri në mbylljen e merkatos verore më 1 Shtator.

Pavarësisht përgjigjjes negative të PSG dhe qëndrimit të presidentit Al Khelaifi kundër cdo kërkesë të mundshme të mesfushorit italian për t’u larguar nga kryqyteti francez, Barcelona për kërkon të tjera formula për të bërë të mundur blerjen e Verrattit. Italiani pret zhvillimet e reja, por në të njëjtën kohë po programon të nisë normalisht fazën përgatitore me PSG. 24-vjecari e di mirë që Barca nuk do të heqë dorë deri në përfundim të merkatos, ndaj për të arritur shifrën 100 milionë Euro, për të cilën drejtuesit parizienë mund ta lejojnë të largohet, klubi katalan mendon të përfshijë në ofertë futbollistë me emër. Sipas “El Mundo Deportivo”, bëhet fjalë për Andres Gomes dhe Ivan Rakitic.

Nga informacionet më të fundit mësohet se Barca është gati ofrojë 65 milionë Euro duke përfshirë edhe kartonin e mesfushorit kroat. Te Barcelona as e kanë pohuar dhe as e kanë mohuar këtë lajm. Edhe Andres Gomes është një lojtar shumë i vlerësuar në Europë dhe mosha e tij e re, është një avantazh i madh për klubet që e kërkojnë. Trajneri i Parisit, Unay Emery e njeh mirë, pasi e ka patur si rival kur drejtonte Sevillan, ndërsa mesfushori portugez luante me Valencian. Një tjetër fakt interesant është se në sezonin 2013-2014 Emery dhe Rakitic ka qenë të dy pjesë e Sevillas.

Pra, me shitjen e Verrattit, PSG nuk do të dilte e humbur, pasi përvec se do të arkëtonte një shumë të madhe parash, do të vinte në dispozicion të trajnerit spanjoll lojtarë cilësore si Rakitic apo Andre Gomes.

Nga Redaksia 17.07.2017 11:35
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.