Shenjtorja shqiptare së cilës i luten serbët

Nga Redaksia 17.07.2017 11:33

Shqiptarët janë një popull euforik, me ndjenja të forta emocionale dhe tolerantë, të cilët nuk janë kujdesur shumë për të shkruar historinë e tyre në përgjithësi.

Arben Llalla*

Kanë qenë të huajt ata që kanë shkruar në përgjithësi historinë e popullit shqiptar, dhe është e kuptueshme që këta të huaj të bëjnë shpeshherë edhe shtrembërimet e ngjarjeve historike ose të fshehin të vërtetat e krenarisë të kombit shqiptar. Arkivat dhe bibliotekat e botës dhe manastiret e vendeve fqinje me Shqipërinë fshehin shumë të dhëna rreth shqiptarëve, ndoshta në këto vende gjenden edhe libra të shkruar në gjuhën shqipe të shek.XI. Si pasojë e këtyre që thamë më lart kemi mungesa të lidhjeve të shumë ngjarjeve duke krijuar një boshllëk të madh në historinë tonë kombëtare.

Shën Angelina ose Nëna Angelinë që serbët i përkulen dhe i falen me aq dashuri dhe përkushtim është një vajzë shqiptare. Për këtë figurë ne do japim disa të dhëna për tia bërë të njohur opinionit se shqiptarët janë një popull vital e me kulturë dhe nga ky popull kanë dalë shumë Shenjtor që bota e krishtere i respekton dhe përkulet para tyre. Prandaj është më e pëlqyeshme kështu se sa të mbahet në heshtje dhe ky fakt i vërtetë që Shën Angelina e Serbisë është shqiptare me gjak, gjuhë dhe edukatë. Angelina Komneni-Brankoviç (1440- 1520) ishte e bija e princit Gjergj Arianit Komnenit (1383-1462). Gjergj Arianit Komnen Golemi Topia kishte për grua Marinë e cila ishte e bija e Despot Gjin Muzakës.

Angjelina Komneni u martua me Despotit serb Stefan Brankoviç (1417-1476), i cili ishte i verbër, ceremonia e kurorëzimit të tyre u bë në qytetin e Shkodrës në Nëntor 1460. Nën mbrojtjen e Skënderbeut çifti i ri qëndroj një vit në Shqipëri ku lindi edhe djali i tyre i parë Georgio Brankoviçi. Më tej me këshillimin të Skënderbeut familja Brankoviç nëpërmjet Lezhës kaluan në Itali pasi Serbia ishte pushtuar nga Turqit. Derisa sa vdiq Despot Stefani jetoj me dhurata bamirësie nga Venediku, Dubroniku dhe Papa. Ai ishte Despot i Serbisë nga viti 1458-1459.

Angelina Komneni nga martesa me Despotin e Serbisë Stefan Brankoviç bëri tre fëmijë, Gjergji-Georgio, Gjoni-Jovanin dhe Marinë. Pas vdekjes së Despot Stefanit në 9 Tetor 1476, Angelina bashkë me fëmijët jetonin në mjerim dhe kështu ajo i shkroi një letër mbretit të Hungarisë Mattias i cili i ftoj për të jetuar në Hungari duke i dhënë titull Despot në Mërgim të Serbisë Georgit më 1486. Në vitin 1496 Georgi u bë murg dhe titullin mbretëro ia la vëllait të tij Gjonit-Jovanit. Georgio u bë Kryepeshkop i Beogradit me emrin Maksim-Maxim në vitin 1508, dhe ishte Argjipeshkv deri sa vdiq më 1516.(Titulli Argjipeshkv i përket kishës katolike dhe jo ortodoks).

Gjon-Jovan Brankoviçi e mori titullin Despot më 1496 dhe e mbajti këtë titull deri sa vdiq më 1502, dhe ishte trashëgimtari i fundit i familjes Brankoviçe pasi nuk lanë trashëgimtar të gjinisë mashkullore.

Shumë relika dhe eshtra të familjes Brankoviç ndodhen në Manastirin e Krushedolac, midis tyre edhe krahu i majtë i Nënës së Nderuar Shën Angelinës. Ky manastir që është ndërtuar nga vetë Angelina ndodhet në Vojvodinë afër qytetit Sremit. Nëse historianët shqiptar do të ishin marrë pak më shumë rreth Shenjtorëve me origjinë shqiptare që bota i respekton dhe i lutet, atëherë ne sot do i faleshim shenjtorëve shqiptar dhe jo atyre grek e sllavë.

*Autori është historian 

 

Nga Redaksia 17.07.2017 11:33
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.