Kjo është mundësia që Ledri Vula të behët bashkë me Beyonce-n (Foto)

Nga Redaksia 14.07.2017 10:49

Duket njësoj si të ishte shaka.

E kush mund të arrijë Beyoncen? Shumë prej jush mund të mendojnë se ky është një tjetër ‘hile’ e portaleve për të fituar klikime, duke bashkangjitur emrin e Ledri Vulës dhe Beyonces në titull. Por, prisni! Gjithçka mund të jetë e vërtetë ndonëse e pabesueshme.

Ditën e djeshme, menaxheri i Ledrit (dhe Erës), Faton Shoshi, ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqen reperi dhe djali më i ri që ai ka marrë në menaxhim, Buta. Me anë të kësaj fotoje, Fatoni ka zbuluar se do të ketë një bashkëpunim midis djemve që ai menaxhon dhe deri këtu nuk ka asgjë ta pazakontë.

Por nëse i hidhni një sy komenteve, do shikoni se një emër i njohur si Myles William ka komentuar në foton e tij duke shkruar: “Cool pic”. Myles William është një nga producentët e albumit më të suksesshëm të Beyonce, ‘Lemonde’ dhe madje ai qëndron pas këngës ‘Freedom’ që është ndër më të mirat e albumit, transmeton blitz.al. Përveç Beyonce-s me të cilën ky producent është duke punuar së fundmi, emra të tjerë të njohur me të cilët kanë punuar janë Lil Wayne, French Montana apo Kendrick Lamar.

 

Nga Redaksia 14.07.2017 10:49
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.