Sinani priti fëmijët që ishin pjesë e Olimpiadës në Austri
Lokale

Sinani priti fëmijët që ishin pjesë e Olimpiadës në Austri

06.Jul.2017 15:23
0
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani priti në kabinetin e saj fëmijët e shkollave fillore të komunës së Preshevës, të cilët ishin pjesë e Olimpiadës së fëmijëve e cila u mbajt nga 1 deri më 5 korrik në Melk të Austrisë.

Fëmijët ishin të shoqëruar nga sekretari i OKF - së, Besim Nasufi si dhe mësuesi i edukatës fizike pranë shkollës fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" në Preshevë, Durgut Hasani, të cilët ishin gjatë tërë kohës udhëheqës të delegacionit pjesëmarrës nga komuna e Preshevës në këtë Olimpiadë.

Pjesëmarrja e fëmijëve u bë në bashkëpunim mes komunës së Preshevës dhe OKF, poashtu sponzor ishte Avni Hafuzi me prejardhje nga Presheva, konzull nderi i Ambasadës së Shqipërisë në Hungari.

Ardita Sinani,  u shpreh mjaft e kënaqur me sukseset dhe me përfaqësimin e denjë të komunës së Preshevës, pikërisht nga fëmijët si dhe i inkurajoi ata që të jenë sa më të angazhuar në disiplina të ndryshme sportive.

Gjithashtu Sinani ju premtoi që ashtu siç e kishin mbështetjen e komunës së Preshevës për këtë Olimpiadë, të njejtën përkrahje do ta kenë edhe për ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Para kryetares së komunës, fëmijët treguan për përvojat e përjetuara gjatë 4 ditëve sa ishin në Melk të Austrisë dhe shpalosën sukseset e arritura në këtë Olimpiadë, e që ishin të mëdha.

- komuna e Preshevës fitoi vendin e parë në volejboll;
- Veli Ibrahimi, vendi i parë në atletikë 400 m;
- Veli Ibrahimi, vendi i tretë në not 50 m;
- Veli Ibrahimi, vendi i tretë në atletikë të lehtë 3 disiplina;
- Shkurte Sadiku, vendi i dytë në atletikë 400 m;
- Shkurte Sadiku, vendi i dytë në atletikë të lehtë 3 disiplina;
- Shkurte Sadiku, vendi i dytë në volejboll (me ekipin e Rosenhaim);
- Mirlinda Asani, vendi i tretë në atletikë të lehtë 3 disiplina;
- Trashigim Bilalli, vendi i parë në futboll (me ekipin e diasporës).

Në fund, sekretari i Organizatës pë Kulturë Fizike, kryetares së komunës ia dorëzoi dresën të cilën Avni Hafuzi ia ndau zonjës Sinani në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin.

A po financon komuna e Bujanocit një televizion me (pa) licencë të transmetimit (dokument)?
Fillojnë korrje-shirjet në komunën e Bujanocit, afro 3.5 hektarë të mbjellë më grurë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration