Fillon paraqitja për regjistrim në fakultetit ekonomik në Bujanoc
Lokale

Fillon paraqitja për regjistrim në fakultetit ekonomik në Bujanoc

30.Jun.2017 10:59
0
Në paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc ka filluar paraqitja për regjistrim në vitin e parë të studimeve akademike themelore në vitin shkollor 2017/2018.

Kandidatët mund të paraqiten prej orës 8 deri në 14, paraqitjet dorëzohen personalisht, ndërsa nëse kandidatët nuk mund të prezentojnë gjatë paraqitjes, atë mund ta bëjnë personat e autorizuar.

Kandidatët, së bashku me listën e paraqitjes, duhet që në shikim ta sjellin deftesën origjinale të të gjitha klasave të shkollës së mesme, diplomën e provimit të dhënë të diplomës, letërnjoftimin dhe vërtetimin e pagesës së harxhimeve të dhënies së provimit pranues.

Me rastin e dorëzimit të dokumenteve, kandidati zgjedh dy nga pesë lëndë të ofruara të cilat dëshiron që t`i nënshtrohet në provimin pranues.

Në konkurs është paraparë që në vitin e parë të studimeve akademike themelore në Bujanoc të regjistrohen 90 brucosha. Ata në harxhimet e buxhetit shtetëror do të shkollohen në programin e ri studimor – kontabilitet dhe auditim. 

Për më shumë informata rreth regjistrimit mund t`i gjeni në ueb faqen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës: http://www.ef.uns.ac.rs

Kryeministrja e Serbisë Brnabiq: Në Bujanoc dhe Preshevë votues edhe me bojkot të regjistrimit
Shqiptarët votuan Brnabiç
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration