Nga shtatori lënda e re fakultative "Siguria themelore e fëmijëve"  në shkollat fillore edhe në Luginë
Lokale

Nga shtatori lënda e re fakultative "Siguria themelore e fëmijëve" në shkollat fillore edhe në Luginë

28.Jun.2017 13:17
0
Nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq, ka nënshkruar me ministrin e arsimit Mlladen Sharçeviq protokollin mbi bashkëpunim në programin "Siguria themelore e fëmijëve".

Duke iu falënderuar këtij nga shtatori do të vendoset lënda e re fakultative në shkollat fillore për nxënësit e klasës së katërt dhe gjashtë qëllimi primar i të cilët është parandalimi.

“Nxënësit një herë në muaj do të kenë ligjëratë në temat e ndryshme mbi sigurinë në komunikacion, ndikimin e dëmshëm të drogës dhe alkoolit, rrezikshmërie të cilat sillen nëpër internet dhe rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e publikuar në infoqendër.

 Tema të bisedimeve me fëmijët e klasave të katërta dhe gjashta do të përfshijnë edhe dhunën si fenomen negativ social, preventivat,  mbrojtjen e tregtisë me njerëz, si edhe se çka është e nevojshme të ndërmerret në mbrojtjen nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore.

Ministri Stefanoviq ka theksuar se të vegjlit duhet mirë të njoftohen edhe me bazat e sigurisë në komunikacion.

Ai ka thënë se në MPB – me këtë program do të marrin numër i madh i ligjëruesve të cilët do të shkojnë nëpër shkolla.

Ministri i Arsimit, Mlladen Sharçeviq, ka thënë se i vjen shumë mirë se dy ministritë të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë i cili ka filluar në shtator, kur ai dhe ministri Stefanoviq kanë vizituar shkollat dhe janë përpjekur që të zhvillojnë sa më shumë masat e sigurisë.

Ai shtoi se është e nevojshme të trajtohet dhuna moshatare dhe ka thënë se ministria e arsimit, në bashkëpunim me qendrat për punë sociale dhe policët shkollor do të përpiqet që të forcojë grupet shkollore./Titulli.com/

 

Arifi: Fitorja e Edi Ramës udhërrëfyes për shqiptarët e Luginës
Salihu: Largohuni nga pijet e gazuara gjatë temperaturave të larta, të vishemi hollë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration