Humanizmi në vepër nga pronari i VM-Center, familja Jonuzi bëhet me shtëpi luksoze (Foto&Video)
Lokale

Humanizmi në vepër nga pronari i VM-Center, familja Jonuzi bëhet me shtëpi luksoze (Foto&Video)

25.Jun.2017 18:27
0
Faton Sylejmani, pronari i VM Center nëPreshevë ndërmorri hapin fisnik për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për ndërtimin e shtëpis së re të familjes Jonuzi nga Bukuroca e Preshevës dhe një pjesë e mjeteve u grumbullua nga donatorë të ndryshëm kurse pjesa e konsiderueshme e mjeteve u plotësua nga ana e Faton Sylejmanit.

Në orët e pasditës të natës së Bajramit çelsat e shtëpis së re familjes katër anëtarëshe të Nefail Jonuzit ja dorëzoi Faton Sylejmani i cili mjaft i emocionuar u shpreh se ndjen kënaqësi të jashtëzakonshme që kjo familje këtë festë të bajramit do ta presë në shtëpin e re dhe i falenderoi të gjith ata që kontribuan në ndërtimin e shtëpis, e posaçërisht falenderoi Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin për përkrahjen e këti aksioni humanitar.

Ndërsa Kryetarja Sinani në fjalën e rastit deklaroi se ndihet e lumtur kur sheh se familja Jonuzi është bërë me shtëpi të re.

Ajo falenderoi donatorët, e posaçërisht pronarin e VM Center Faton Sylejmanin për humanizmin e treguar dhe u shpreh se sikur të kishim më tepër njerëz human sikur Fatoni dhe familja Sylejmani sigurisht që gjendja sociale e skamnorëve të komunës sonë do të ishte shumë më e mirë.


Familja Jonuzi deri para dy muajve jetonte në një shtëpi tepër të vjetër dhe buzë shembjes.

Tani kjo familje do të jetojë jo vetëm në shtëpi të re por mundë të themi edhe shtëpi luksoze, e mobiluar, me kopsht të rregulluar, rrugë të rregulluar me pllaka, me dy puse për ujë, etj.

Dorëzimi i çelsave të shtëpis së re u pasua me një iftar dhe mevlud të cilin e udhëhoqi Kryetari i Bashkësis Islame Fikret Limani. /rtvpresheva/

Brenda 2 viteve kaluan mbi 1 milion refugjatë përmes Preshevës
Politika e largimit vazhdon, 100 nxënës më pak në shkollat shqipe të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration