Maliqi dhe Sadriu i bashkohen PDSH-së në Preshevë: Po rikthehemi në qeverisje lokaleǃ?
Lokale

Maliqi dhe Sadriu i bashkohen PDSH-së në Preshevë: Po rikthehemi në qeverisje lokaleǃ?

10.Jun.2017 19:30
0
Poeti nga Presheva, Bilall Maliqi dhe Kujtim Sadriu ish anëtër partisë liberale të Çedomir Jovanoviqit janë futur në struktuart udhëheqëse të Partisë Demokratike Shqiptare, shkruan Titulli.com.

Kryesia e nëndegës së kësaj partie në Preshevë ka zgjedhur, anëtarin e deritanishëm Bilall Maliqi për kryetar që njihet edhe një nga bastionet e fuqishme të PDSH-së dhe për anëtar Kujtim Sadriu, koordinator në Universitetin Internacional të Novi Pazarit në Preshevë.

Bilall Maliqi, kryetar i porsazgjedhur tha se do t’i tejkalojë dhe do ta fuqizojë këtë nëndegë dhe partinë në përgjithësi.

“Unë do të mundohem ta japë kontributin tim për të mirën e partisë. Përpara na presin punë të mëdha për ta fuqizuar dhe rritur këtë nëndegë dhe ju dëshiroj mirëseardhje të gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e PDSH-së dhe ta japin kontributin e tyre për partinë e cila së shpjeti do të jetë udhëheqëse e pushtetit në Preshevë”, deklaroi Maliqi.

Ndërsa anëtar i ri në këtë nëndegë është zgjedhur edhe Kujtim Sadriu një aktivist politik i deritanishëm nëpër parti të ndryshme qendrore serbe dhe shoqërisë civile.

“Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike Shqiptare kam qenë një zë kritikë ndaj dukurive negative të cilat kanë ndodhur e të cilat asnjëherë nuk i kanë ngritur ata që tashmë po shihen dhe po dëshmohen me veprimet e tyre, prandaj angazhimi im do të jetë maksimal për rikthimin e vlerave të mirëfillta në Partinë Demokratike Shqiptare”, theksi mes tjerash Sadriu.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa tubimin  e kësaj nëndege e cilësoi si fillim të mbarë , e që është frymim i shpresës së qytetarëve si dhe rikthimit të shpejtë Partisë Demokratike Shqiptare në qeverisjen e komunës së Preshevës./Titulli.com/

Në qytetin e Bujanocit do të shpërndahen 22 kontejnerë të rinj
Shefat Isufi do të boksojë në korrik kundër Zegarras për titullin WBO Intercontinental
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration