Memishi: Diaspora gjithmonë e interesuar të bëjë investime në Preshevë

Nga Redaksia 23.05.2017 10:20

Shpëtim Memishi nga Presheva, i diplomuar për studime master në universitetin AAB në degën Menaxhment dhe Informatikë gjatë një bisede për Titulli.com ka folur për potencialet e zhvillimit ekonomik në komunën e Preshevës.

A mendon se ka bere plane komuna e Preshevës për zhvillimin ekonomik?

Memishi: Sa i përket planifikimit të komunës së Preshevës rreth zhvillimit Ekonomik deri më tani për mos të thënë se asgjë nuk është bërë por edhe në Vizionin e tyre dhe në Misionin e tyre duket se nuk kanë ndonjë plan projekt të duhur dhe po ashtu edhe ndonjë menaxhim të këtyre projekteve. Ne jemi çdo ditë duke u përballur me situatën aktuale të Luginës, nga dhe nuk shohim diçka çka planifikohet por vetëm anën e errët se çfarë ka bërë ajo qeverisje dhe cilat janë mashtrimet dhe shpenzimi i buxhetit të komunave ( Preshevë, Bujanovc, e Medvegjë). Lugina e Preshevës ka mundësi dhe është koha tani më e mirë e cila ka mundësi të ketë ndryshime shumë të mëdha në krahasim me vitet e kaluara, nga se sot kemi përparësitë edhe nga shtetet e jashtme ku kanë njohuri për komunat tona dhe nivelin e zhvillimit ekonomik dhe strategjik të trojeve tona, pastaj janë mundësit që investuesit apo bizneset e huaja të njihen edhe duke qenë në luginë dhe në këto troje.  Nga më herët nuk kanë qenë këto mundësi për shkaqe të mos menaxhimit dhe mos organizimit nga ana e komunës të bëjë ftesë dhe të i vizitojë këto biznese jashtë Luginës së Preshevës. Sot edhe vet bizneset qofshin evropiane apo ballkanike kanë interes në zhvillim e komuna që janë të pa zhvilluara , nga dhe ndahen  investime për të investuar në ato komuna, nga këto investime merren përmes projekteve duke i dorëzuar në OJQ-të apo në ambasadat e shteteve përkatëse. Po ashtu edhe investimet mundet të sjellen edhe nga bizneset shqipëtare që punojnë në shtetet e huaja, duke i njoftuar me projektet që planifikohen nga komuna e po ashtu edhe duke i vizituar në shtetin ku janë bashkatdhetarët tanë dhe të joshen për investimet e tyre në vendlindjen e tyre.

 

Bizneset lokale shihen si një mundësi e mire e punësimeve lokale, si e shihni ju këtë proces?

Memishi: Bizneset e lokale janë të mirëpritura dhe janë për me u përkrahë dhe për të stimuluar, por këto biznese lokale nuk janë zgjidhja e Luginës, nga se ne nuk e kemi vetëm Preshevën apo Bujanocin, por Luginë janë të tre trojet shqiptare. Duke parë se investimet të bëhen vetëm në një komunë e nga ana tjetër kemi komuna të tjera të zbrazura për shkaqe të një pune që do të munden të gjejnë në atë komunë ku janë duke u bërë investimet e mëdha, apo duke emigruar në shtetet e huaja, nga kjo veçori tashmë është duke ndodhur dhe është koha më e fundit për Luginën të intervenojë dhe të ndalë këtë fluks të rinjve që janë duke i marrë këto hapa, e kjo mundet të bëhet vetëm me anë të hapjeve të vendeve të punës dhe duke sjellë sa më shumë investitor në këto tre komunat tona. Ne mundemi të cekim se çfarë ka ndodhë me komunat në shtetet afër si në Prishtinë apo Tiranë e në Beograd, nga këto kryeqytete janë stërngarkuar nga numri i banorëve të ardhur nga komunat tjera për një vend pune apo për një jetë më stabile. Ndërsa komunat tjera edhe pse kanë vende me mundësi të punimit të tokave të tyre në bujqësi apo në ndonjë biznes tjetër nuk kanë mundur nga se nuk kanë pasur investitor apo beneficione nga komuna e nga shteti i tyre. Të njëjtat raste kanë ndodhur edhe me kryeqytetin e Shqipërisë pra me Tiranën, nga është bërë një ngarkesë shumë e madhe në këtë kryeqytet dhe një numër i madh tashmë janë edhe aty pa punë dhe presin vetëm nga të hyrat prej ndonjë pune ditore apo nga enti për punësim në dhënien e ndonjë page të ulët për mbijetesë, ku një numër i tyre i ka mundësit shumë më të mira që të kthehet ne vendin e tij dhe të kishte mundësi të punonte token e tij apo të bëjë ndonjë biznes të vogël si në mbjelljen e ndonjë produkti apo në shitjen e produkteve qumështore si djathin apo kosin etj.

Ne çfarë mënyre mundë ti ofrohet ndihme diasporës për potencialin e tyre ekonomik investues?

Memishi: Diaspora gjithmonë kanë qenë të interesuar që të bëjnë investim në vendin e tyre të lindjes e po ashtu edhe të zhvillojnë ato vende nga dhe janë të ardhur. Komunat e Luginës, për sjelljen e investimeve nga diaspora është se sa më shumë duhet të i informojë diasporën për organizimin e planeve të tyre rreth zhvillimit të ekonomisë dhe projektet që kanë për periudhë 10 apo më shumë vjeçare. Nga këto informime munden të bëhen në disa mënyra: Nga e PARA është se kur janë në pushimet e tyre gjatë muajve Korrik dhe Gusht, duke bërë takime në çdo komunë dhe duke i njohur ata me situatën aktuale dhe me atë se çfarë janë synimet e tyre për investimet në të ardhmen. Çka do t'ju sigurohet investitorit nëse do të investojë në këto komuna dhe sa është e sigurt investimi i tyre. Pastaj cilat janë masat relaksuese për investitorin duke ju ofruar vende për ndërtimin e objektit apo edhe infrastrukturën më të mirë deri në ambientin ku ai dëshiron të investojë. Mënyra e DYTË është duke i vizituar këto biznese në vendin ku edhe janë duke e zhvilluar biznesin e tyre dhe duke i njohur aty për aty për projektet që planifikon komuna të investojë apo të hapë investime në komunat përkatëse,  dhe mënyra e TRETË është duke organizuar një takim me të gjithë bashkatdhetarët që kanë biznese të tyre në shtetet ku jetojnë ata si p.sh. Zvicër, Gjermani, Suedi, Holandë etj., dhe duke e shpalos plan programin e tyre në aspektin ekonomik dhe në investimet që priten të bëhen në këto projekte. 

 

4. Si munde te përmirësohet zhvillimi  ekonomik dhe te hapen vende te reja te punës?

Memishi: Zhvillimi ekonomik mundet të përmirësohet vetëm duke organizuar ekipe për projektimin e projekteve për zhvillimin e ekonomisë në komunat tona. Duke bërë projekte se çfarë fabrika ka nevojë të hapen në këto komuna, cilët janë investitorët më të sinqertë dhe të sigurt për këto fabrika, si të sjellim në bazë të projekteve tona biznese edhe në bujqësi - duke ju ofruar kushte shumë të mira për investitorin e po ashtu edhe për bujqit që do të merren me këto investime, pra duke ju siguruar se produkti i tyre nuk do të jetë i dëmtuar apo pa siguri në raste të ndonjë fatkeqësie natyrore. Këto ekipe do të duhet të jenë persona që njohin shumë mirë infrastrukturën e komunave tona e po ashtu edhe duke i njohur tokat tona se sa janë të mira për mbjelljen e atyre produkteve e po ashtu cilat janë ato produkte që do të duhen të mbillen dhe të jenë të sigurta se do të mundemi të marrim edhe frutat e tyre në sezonet e tyre. Në bazë të projekteve dhe sjelljen e investimeve të jashtme do të ishte e vetmja mundësi për hapjen e vendeve të reja për punë dhe mundësia e vetme të ndalojmë këtë fluks të të rinjve duke e lëshuar trojet e tyre për një jete më të mirë diku në Evropë e më gjerë.

Nga Redaksia 23.05.2017 10:20
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.