Prezantohen artistët pjesëmarrës nga Kosova në Bienalen e Mesdheut

Nga RedaksiaR 27.04.2017 10:22

BJCEM do të mbahet në Tiranë dhe Durrës në datat 4 deri më 9 maj.

Alban Fejza, Leart Rama, Jetullah Sylejmani, Oborri dhe Yll Xhaferi, janë artistët nga Kosova pjesëmarrës në Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut-BJCEM. Pikërisht për këtë pjesëmarrje nën përkujdesjen e Galerisë Kombëtare të Kosovës, u organizua një konferencë për medie, me ç’rast u prezantuan artistët pjesëmarrës si dhe një pjesë e punës së tyre, e poashtu të pranishëm ishin edhe kuratorët nga Kosova si Alban Nimani në pjesën e muzikës dhe Eroll Bilibani në pjesën e filmit, shkruan KultPlus.

 

 

 

“E kemi parë të arsyeshme që ju t’i takoni artistët që do të jenë pjesëmarrës e poashtu të shihni një paraprakisht një pjesë të veprave të tyre. Sivjet kemi nderin t’i kemi dy kuratorë të cilët në një mënyrë e përfaqësojnë Kosovën, mirëpo janë kuratorë të bienales mesdhetare, sepse bienalja në Durrës ka nivel regjional. Kosova sivjet do të marrë pjesë me katër disiplina dhe ato janë, filmi, muzika, arti vizual dhe arti aplikativ”, tha fillimisht drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës Arta Agani.

Para të pranishmëve foli edhe kuratori i disiplinës së filmit Eroll Bilibani, i cili tha se ishin shumë të lumtur për partneritetin që e Galeria Kombëtare e Kosovës bëri me asociacionin për përfaqësimin e artistëve të Kosovës në Bienalen e Mesdheut. “Bienalja si e paralajmëroj Arta fillon më 4 maj në Tiranë dhe Durrës. Programi në të cilin kemi punuar ka pasur aplikacione nga të gjitha shtete të cilat vijnë nga regjioni i Mesdheut, e në anën tjetër ishin të lumtur për partneritetin që Galeria e bëri me asociacionin për përfaqësimin e artistëve të Kosovës në Bienalen e Mesdhet. Sonte do të keni rastin të shihni filmin e shkurtër të Leart Ramës. Learti është një artist i ri nga Kosova, dhe filmi i tij është përzgjedh nga një numër i aplikacioneve që kemi pranuar. Do të jenë 13 filma nga programi zyrtar i bienales dhe do ti kemi 20 filma si përzgjedhje speciale”, tha Bilibani.

Ndërkaq kuratori i disiplinës së muzikës Alban Nimani, tregoi për eksperiencën e tij në vitin 2005 ku ai kishte rastin të jetë pjesë e Bienales së Mesdheut. Ai tha se kjo ngjarje është mundësi shumë e mirë për takime dhe shkëmbim kulturash me artistë ndërkombëtar. “Unë për herë të parë në Bienalen e Mediteranit kam marrë pjesë si artis i ri në 2005-në. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe është një lloj katapulte që të njihesh me artistë ndërkombëtarë dhe ta promovosh muzikën. Tash jam i lumtur që kam rastin të jem si Kurator, përzgjedhës i artistëve dhe për mua është mjaft me rëndësi që kësaj radhe Kosova po prezantohet me disa artistë të ri por shumë të talentuar dhe mendoj që është një potencial shumë i mirë i Kosovës që po vjen”, pohoi Nimani.

Pas këtyre fjalimeve, i erdhi radha shfaqjes së filmit ‘HU’, të regjisorit Leart Rama. Një film i metrazhit të shkurtër me një temë mjaft interesante ku tregonte për Dervishët dhe ritualet e tyre. Pas prezantimit të filmit u erdhi radha disa këngëve nga Oborri, poashtu pjesëmarrës në BJCEM.

BJCEM do të mbahet në Tiranë dhe Durrës në datat 4 deri më 9 maj./KultPlus.com

Nga RedaksiaR 27.04.2017 10:22
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.