Kreshnik Ibrahimi shfaq komedinë “Gurbetçari” në teatrin e Munihut

Nga RedaksiaR 12.04.2017 10:52

I njohur për rolet e tij të shumta, aktori Kreshnik Ibrahimi prej gjashtë muajsh është shpërngulur për të jetuar në Munih të Gjermanisë.

“Ramushi i vogël”, siç njihet në opinion, më të mbërritur në mërgim ka filluar punën për të sjellë projektin e tij të parë para publikut shqiptar të diasporës. Të dielën, më 9 prill, në Bürgerhaus Gräfelfing të München-it nga ora 20.00 do të shfaqet me stand –up komedia “Gurbetçari”.

“Është një ide e kamotshme që në diasporë të sjell diçka ndryshe, një stand-up komedi. Duke qenë që tashmë edhe vetë jam gurbetçar, si të gjithë bashkatdhetarët e mi, vendosa të sjell pikërisht këtë komedi që flet shqip, e cila do të jetë e para që do të shfaqet në skenën e këtij teatri gjerman”, thotë Kreshniku për albinfo.ch, duke shtuar se skenari është punuar në bashkëpunim me aktorin Simon Tanushi, ndërsa regjia nga vetë ai. Kreshiku shprehet se komedia do të zgjatë afërisht një orë, ku do të këtë situate të shumta humori, të cilat do të servohen nga ai përmes 15 personazheve artistike. “Qëllimi im dhe i gjithë stafit tim ka qenë që publikut shqiptar t’i sjellim një natë ndryshe, pra të qeshim të gjithë së bashku. Të qeshim me realitetin tonë të gurbetçarit që është sa i bukur, aq edhe i hidhur nganjëherë. Dhe, në fund qëllimi kryesor është që teatri gjerman të flasë dhe të duartrokasë shqip”, pohon ai. Aktori Ibrahimi pret nga diaspora shqiptare që të jenë në numër sa më të madh për ta përkrahur atë, por edhe për të kaluar një natë të paharruar. Ai mendon se pas premierës në Munih, ta shfaqë këtë komedi edhe në vende dhe shtete të tjera, ku jeton diaspora shqiptare.

http://www.albinfo.ch/kreshnik-ibrahimi-shfaq-komedine-gurbetcari-ne-teatrin-e-munihut/

Nga RedaksiaR 12.04.2017 10:52
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.