Pagat e arsimit do të rriten për 15 %, përfitojnë 1213 mësimdhënës në shkollat shqipe në Luginë
Lokale

Pagat e arsimit do të rriten për 15 %, përfitojnë 1213 mësimdhënës në shkollat shqipe në Luginë

10.Apr.2017 08:38
0
Ministri i Arsimit dhe Zhvillimit të teknologjisë së Serbisë, Mlladen Sharçeviq, është akorduar me propozimin e tri sindikatave përfaqësuese të arsimit që rrogat në arsim të rriten për 15 % në vitin 2017.

Ai është shprehur se pjesa e parë e ngritjes do të jetë në qershor të 201 , ndërsa e dyta në pjesën e katër të vitit 2017, transmeton Titulli.com.

Në njoftim të Sindikatës së Arsimit të Serbisë, Sindikatës së Punëtorëve në Arsim të Serbisë thuhet se në takim me ministrin është akorduar që urgjent të ndryshohet pozita materiale e të punësuarve në arsim me shkallë të dytë, tretë dhe katërt profesionale, gjithë deri tek zgjidhja e përhershme e pozitës së tyre material përmes rritjes së koeficientit apo çmimit të punës.

Sipas këtij njoftimi sindikatat kanë kërkuar që rritja e pagave të jetë në vlerë prej 15 përqind, në mënyrë që paga mesatare në bazë të rritjes të jetë diçka më e lartë se paga mesatare në Republikën e Serbisë, deri në sjelljen e çmimit unik të punës për të gjithë të punësuarit në sistemin e ardhshëm të klasave të pagave.

Në shkollat shqipe në komunat Bujanoc dhe Preshevë janë të angazhuar diku afro 1213 mësimdhënës dhe të cilët do të jenë përfitues të ngritjes së pagës mujore./Titulli.com/

Janë përkthyer pesë ligje në gjuhën shqipe
Bujanoc: Nxënësit e shkollës aksion humanitar për maturantët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration