Reagim: Diferencimi ideo politik i Ragmi Mustafës
Lokale

Reagim: Diferencimi ideo politik i Ragmi Mustafës

07.Apr.2017 17:26
0
Grupi i këshilltarëve të PDSH-së ka lëshuar një reagim me deklaratat e fundit të Ragmi Mustafës në mbledhjet e nëndegëve që po zhvillon ai.

Ky është reagimi i plotë:

Këto ditë, jemi dëshmitarë të një kampanje të cilën po e zhvillon nëpër nëndegët e PDSH-së i vetë zgjedhuri kryetarë i PDSH_së, Ragmi Mustafa.

Bëhet fjalë për kampanjë me anë të së cilës po mundohet të bindë opinionin se Ai është kryetari i PDSH-së dhe se për gjithcka që ka ndodhë në PDSH, fajin e kanë të tjerët dhe jo Ai.

Po largon aktivistë e anëtarë nga partia sikur ajo të ishte pronë e tij dhe e familjes së tij.

Ky largim po na i përkujton „diferencimin ideo politik“ të viteve të 90-ta i cili po ndodhë nga njeriu i cili po zbulon fytyrën e vërtetë të tij,(bile në një nga këto takime, vërejtëm edhe një pjesmarres të diferencimit ideo politik të asaj kohe) njeriu i cili me çdo kusht dëshiron që PDSH-në  ta mban nën kthetrat e veta, në vend se të kupton realitetin e sotëm dhe të tërhiqet për një të nesërme më të mirë, për të lëshuar rrugë reformimit të subjektit, e ai përkundrazi vazhdon të shantazhoj individët, thellon ndarjen, kërcënon për hakmarrje, vetëm e vetëm për të arsyetuar dështimet e tij.

Siç duket Ragmiu nuk e kupton as „D“ e demokracisë,  është e qartë se ka humb realitetin dhe nuk dallon shumicën 9 ( nëntë ) nga pakica 3 ( tre ), minon çdo të mirë vetëm se nuk është e tij dhe nuk e ka nën kontrollin tij, dhe paturpësisht udhëheq proçesin e „DIFERENCIMIT“.

Po i përkujtojmë atij dhe të gjithë opinionin se, as nuk kemi themeluar subjekt të ri politik dhe as nuk ju kemi bashkangjitur asnjë subjekti tjetër, por jemi këshilltarë të PDSH-së dhe do të mbrojmë me dinjitet mandatin e dhënë nga qytetari.

Edhe sikur të kishim kërkuar nga Ai „shërbim“ më të mirë nuk do ta merrnim kurrë, por ja që na e dha nga naiviteti dhe shkurtëpamësia politike e tij, apo ma mirë me thënë nga urrejtja e sëmurë e cila e ka verbuar tërësisht.
Ftoi mbledhjen e nëndegës së fshatit Zhunicë nga e cila vjen Ai vetë e të cilën u detyrua ta udhëheqë vet, në mungesë të kryesisë së nëndegës e cila nuk dëshiroi që të merrë pjesë në
  „diferencimin ideo politik“ të njerëzve të tyre, vetëm e vetëm se nuk mendojnë si Ragmiu.

Në nëndegën Rahovicë dy herë ka hudhë në votim „diferencimin“ dhe në të dy rastet nuk votoi askush (nga ata pak njerëz që morrën pjesë në ata mbledhje) dhe u mjaftua me konstatimin e një të pranishmi „ hajt zine se votuam, pe kalojmë në heshtje“.

Kjo është pasqyra e mjerë e Ragmiut i cili nga tërbimi nuk është duke parë se koha e tij ka kaluar, se gjeneratat e reja ka kohë që kanë trokitur në derë, se populli i urren ata që hynë në politikë të leckosur e  dalin milionera.
Ishte po ai i cili në një TV privat në Preshevë, ka deklaruar se pas zgjedhjeve i ka ofruar PVD-së vendin e kryetarit të komunës me arsyetimin se, PDSH i paska borxh asaj, e sot na shet demagogji për marrëveshje të dobët, në vend se të na përgëzoj që e kthyem subjektin aty ku e meriton, aty ke e ka vendin.

Me hyrjen në pushtet dëshmuam se, ti Ragmi Mustafa je fajtori që PDSH me 14 këshilltarë mbeti në opozitë. se ty Ragmi nuk të deshti askush për partner edhe kur ra në gjuj para tyre, se ty Ragmi të ka kaluar koha dhe se duhesh të dorzosh mandatin e këshilltarit të cilin nuk e meriton.

 

Preshevë 06.04.2017                                                                     

Grupi i këshilltarëve të PDSH-së

Shënohet dita botërore e shëndetësisë edhe në Bujanoc (foto)
Diaspora shqiptare në këmbë, " Edhe unë jam Luginë " jehon nga Brukseli
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration